LIVERPOOL – Media e njohur Daily Mail ka publikuar pamjet, kur disa gra zihen me njëra-tjetrën në një restorant. Gratë përpos se grushtuan njera-tjetrën, kanë përdorur si “armë” edhe një pasqyrë.

Pamjet e përleshjes fizike treguan një grup grash, që u konfliktuan në restorant në Liverpool.

Ndër të tjera, një grua kapi një tjetër për flokësh dhe i ra me grusht në kokë.

Në restorantin luksoz situata duket se degradoi, teksa një nënë po mbronte edhe vajzën e saj. Nuk dihen arsyet që çuan në këtë sherr masiv, teksa njerëzit në restorant ishin mbledhur për festë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: