KOSOVA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica pretendon se është sulmuar fizikisht në korridoret e Kuvendit të Kosovës nga dy kolegë të LDK.

Gjyshnica thotë se pas mbledhjes së Komisionit pë PUnë të Jashtme, në korridor ka dalë i fundit ku e prisnin dhe e sulmuan Kujtim Shala dhe Arben Gashi.

“Ashtu siç deklaroi deputetja, kolegia ime sot në mbledhjen e sotme kemi pasur për raportim ministren e MPJD-së dhe në kuadër të debatit ne si deputet kemi nisur një iniciativë e cila e shfaq degradimin në atë ministri, nepotizmin. Në komision ka qenë një qasje selektive dhe na është pamundësuar mundësia të ngrisim skandalet që është përfshirë sistemi ynë diplomatik. Ekzistojnë edhe xhirimet edhe në korridor kur ka ndodhur sulmi. Në momentin kur unë kam filluar t’i shpalos problematikat kanë filluar sulmet verbale. Deputeti Arben Gashi ka përdorur presion verbal. Me të përfunduar mbledhja e komisionit unë mbeta pak më vonë për të dalë sepse me vete kishte dokumente të shumta dhe kam mbetur në sallën e komisionit dge në momemntitn kur kam dalë në korridor në befasi jam sulmuar fizikisht nga deputetët Kujtim Shala e Arben Gashi”, tha ai.

Gjyshnica shton se ngjarja mund të provohet nga pamjet filmike që janë xhiruar nga kamerat e Kuvendit për të treguar se ai është goditur nga dy deputetët e partisë rivale, me të cilën dikur ndanin qeverinë bashkë në një koalicion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb