Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Përmet pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45.

Burime zyrtare bënë me dije se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. J., 38 vjeç, banues në Përmet dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin Ll. J., 43 vjeç, banues në Leskovik, i cili u transportua për në spitalin e Përmetit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi A. J. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: