Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta për reperin e njohur Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy i cili është përfshirë në një konflikt me Cllevio Serbiano emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmetaj. Pas sherrit dhe vendosjes së tritolit në lokalin e tij, artisti duket se ndihet i pasigurt.

Në disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se ai po shoqërohet jo vetëm nga sigurimi i tij, por edhe forca të shumta policia, përfshirë edhe forcat RENEA.

Një person ka publikuar një video në TikTok nga koncerti i tij i fundit në Shkodër ku shihet se forcat speciale hyn në lokalin ku reperi po mbante koncertin, ndërsa një furgon policie ndodhej jashtë.

  • foto galeri
  • foto galeri

@angry_gokuu

kjo esht jet me 20 veta e shtet

♬ une dal vetem / brooklyn 44 – cllevioserbiano


Në një video tjetër, Noizy shihet duke dalë i rrethuar nga truprojat e tij që duket se i ka shtuar së fundmi.

Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe një moment i riu i shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet. Një ditë pas ngjarjes, ai u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai ka qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Po ashtu, të nesërmen reperit iu vendos një lëndë plasëse në lokalin e tij. Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale jo vetëm tek butiku dhe lokali i reperit, por edhe te bizneset që ndodheshin aty pranë. Por fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi dëme në njerëz kjo falë edhe orarit pasi vendi i ngjarjes është shumë i frekuentuar sidomos në këtë periudhë.

Deri më tani nuk është zbuluar ende autori i krimit teksa Noizy nuk i ka vendosur gishtin askujt në dëshminë e tij ai ka treguar se i vetmi konflikt që ka është ai me Cllevion por nuk mund ta fajsoj atë për vënien e tritolit pa pasur prova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: