VLORE

Pas përplasjeve të shënuara në Radhimë ku banorët kundërshtonin aksionin e IKMT, kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ndau detaje lidhur me projektin në vlerë 4 milionë euro për ndërtimin e një shëtitore përgatë 3 km vijë bregdetare, nga zona e tunelit në ujë të ftohtë deri në afërsi të Radhimës dhe që synon kthimin e hapësirave  publike.

Leli konfirmoi vijimin e aksionit per prishjen e te gjitha objekteve pa leje, ndersa shoi zërat për selektime në prishje, duke sqaruar se bëhet fjalë për vonesa që lidhen me dokumentacionin që zotërojnë këto objekte.

Sipas projektit,  nga zona ku përfundon Lungomare deri në afë rsi të tunelit, me një gjatesi 1.3 km, janë parashikuar të ndë rtohen pishinë olimpike me ujë deti, pishinë pë r fë mijë dhe mbi të gjitha t’i jepet zgjidhje problematikë s së parkimeve, duke ndërtuar afër zonë s së ujit të ftohte nje parkim nentokesor, me dy kate dhe me hapesire 160 vende.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb