Chelsea është i vendosur për Armando Brojan, duke mos dëgjuar asnjë ofertë, edhe pse në lojë tashmë, përveç klubeve angleze, kanë hyrë edhe dy gjigantët gjermanë, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë një asist në 22 paraqitjet me Southampton në kupë e kampionat, ku në shumë ndeshje ka hyrë zëvendësues apo është ndërruar në të dytën.

Edhe pse Southampton duket në pole-position për ta mbajtur Brojën, falë edhe marrëdhënies së mirë me klubin e Chelsea, madje bisedimet kanë nisur që në janar, blutë e Londrës nuk po nxitohet, por nga ana tjetër, po e monitoron bomberin kuqezi më shumë.

Kur të mbarojë sezoni aktual, drejtuesit e Chelseas do të marrin vendimin së bashku me trajnerin Tuchel. Nga ana tjetër, Bayern sheh te Broja pasuesin ideal të Leëandoëskit, për ta vënë në qendër të projektit që në moshën 20 vjeçare.

E njëjta gjë vlen edhe për Dortmundin, që parë që Haaland me shumë mundësi do të largohet, kërkojnë një shtatlartë me karakteristika e norvegjezit dhe duket se Armando Broja i përmbush. Ndërkohë, vetë Broja po sillet profesionist, i përqendruar vetëm te fusha e lojës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb