Shifra rekord vijnë nga Serbia sa i takon rasteve me koronavirus. Mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit në Serbi kanë ndërruar jetë 13 pacientë me Covid-19, ndërkohë që janë regjistruar 344 raste të reja.

Po ashtu janë realizuar 8.659 testime, ndërsa për momentin ka 4.574 raste aktive.

Aktualisht 203 pacientë janë shtruar brenda një dite në spital, ndërkohë 170 pacientë janë në respiratorë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: