Përmbytjet vijojnë në Shijak e Sukth ku kamera e News24 ka parë nga afër situatën.

Janë dhjetra banesat e rrethura nga uji, rrugët e përmbytura.

Ndërkohë mësohet se nga 27 vetë të strehuar në Konvaleshencën e Plepave janë larguar për në banesë 5 vetë. 22 vijojnë të qëndrojnë aty. Kujtojmë që banorët e këtyre banesave u përmbytën nga dalja nga shtrati e lumit Erzen pak ditë më parë.

Niveli i ujit në lumin Erzen ka rënë deri në 2.5 metër dhe sipas Shtabit të Emergjencave të Prefekturës rënia po vazhdon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb