Përfundon këtu sezonin për Domenico Berardin, i cili i jep lamtumirën edhe Euro 2024. Numri 10 i Sassuolos u dëmtua në ndeshjen kundër Veronës, në sfidën e Serie A.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për një këputje të  tendinit të Akilit, me futbollistin italian që pritet të udhëtojë në Finlandë për operacionin në ditët në vijim.

Berardi nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet për Kampionatin Evropian të planifikuar për këtë verë në Gjermani, ku Italia është në një grup me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën. Te Kombëtarja e Axurrëve tashmë duhet të bëjnë llogaritë ndryshe, sa i takon të ftuarve në repartin e avancuar.  29-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 9 gola.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: