Shkalla e papunësisë në Jordani është rritur në 23.9 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti.

Në njoftimin e Entit për statistikë të Jordanisë thuhet se në tremujorin e tretë të vitit 2020 shkalla e papunësisë tek burrat ka arritur 21.2 për qind ndërsa tek gratë 33.6 për qind.

Shkalla e përgjithshme e papunësisë në këtë vend është rritur në 23.9 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti ndërsa papunësia në mesin e personave me fakultet të kryer është rreth 27.7 për qind.

Ekspertët ekonomikë paralajmërojnë se papunësia në këtë vend mund në mënyrë shtesë të rritet për shkak të mbylljes së shumë sektorëve në kuadër të masave të vendosura si pasojë e pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Papunësia në Jordani në tremujorin e dytë të vitit 2020 arrinte 23 për qind ndërsa në fund të vitit 2019 ishte 19.1 për qind.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb