Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, reagon pas vendimit të Kuvendit për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta me 104 vota pro.

Braimllari thekson se Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetëm një qëllim, të heqë vëmendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

“Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetem nje qellim te heqi vemendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe per kete eshte i gatshem te perdori çdo dallkauk per tu bere noter i cmendurise se Edi Rames. Banditet qe vodhen dhe shkaterruan zgjedhjet sot bejne moral. Ato kane vetem nje shqetesim sesi te shmangin vemendje nga tjetersimi i vullnetit te qytetareve me 25 prill”, shkruan Braimllari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb