ITALI- Karabinierët e Genovas kanë arrestuar sot 17 persona, anëtarë të një bande e specializuar në grabitje banesash. 16 nga personat e arrestuar janë shqiptarë dhe mes tyre një është nënshtetas italian.

Sipas mediave, banda kishte qendrën në Rajonin e Ligurias dhe vepronte dhe në rajone të tjera në Veri të Italisë. Sipas Policisë italiane kjo organizatë kriminale kishte kryer të paktën 73 vjedhje në qytetet e Genovas, Savona, Alessandria e Piaenza. Ndaj 10 prej 16 personave të arrestuar është ekzekutuar urdhëri i arrestit me burg, 6 të tjerët hetohen në gjendje të lirë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb