Policia angleze në bashkëpunim me atë belge kanë përfunduar një operacion të madh policor, në kuadër të goditjes të grupeve që trafikojnë qenie njerëzore, kryesisht drejt Britanisë së Madhe.

Forcat policore europiane kanë arrestuar 15 të dyshuar për trafik njerëzor, në 23, 24 dhe 25 shtator, të cilët dyshohet se dërgonin persona nga Shqipëria me destinacion final Britaninë. Policia ishte në dijeni të trafikimit të qenieve njerëzore përgjatë autostradave belge E17 dhe E40 pasi disa banditë ishin arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale e provincës East-Flanders. Banda në fjalë funksiononte edhe më përfshirjen e shoferëve të kamionëve në trafik, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për të çmontuar bandën, policia East-Flandres bashkëpunoi me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Një nga personat kryesor të përfshirë në trafik njerëzor dyshohet se është një shtetas shqiptrar 29 vjeç. Au u arrestua në afërsi të Gentit më datë 23 shtator. Pas disa kontrolleve të shpejta, një i dyshuar i dytë u gjet.

Në total, tetë shtëpi u kontrolluan në Belgjikë, shtatë prej të cilave në Gent, një në komunën Antëerp të Deurne. Në to u gjetën 37 shqiptarë që prisnin të bënin kalimin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe një sasi të vogël kanabisi dhe hashashi. Dy persona të tjerë u arrestuan në Mbretërinë e Bashkuar, dhe një i tretë i dyshuar u gjet nga policia lokale në Gjermani.

Në total, 12 të dyshuar u arrestuan dhe 4 makina janë sekuestruar në Belgjikë. Pesë nga të dyshuarit e arrestuar në Belgjikë u vendosën nën një urdhër arresti, shtatë të dyshuarit e tjerë u lanë të lirë ndërsa prisnin gjykimin. Tre personat e arrestuar në Angli dhe Gjermani do të ekstradohen në Belgjikë për shkak të Urdhërit Evropian të Arrestimit të ngritur nga gjykatësi në Ghent.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb