“Pancerat” shtypën Francën në testin miqësorë, shfaqën një futboll të bukur, një futboll dominues, duke marrë një fitore të pastër 2-0. Ky sukses ndaj atyre që konsiderohen favorit në “Euro2024” ka rritur besimin në radhët e përfaqësues gjermane. Një peshë të madh në këtë rikthim të 4 herë kampionëve të botës ka edhe Julian Nagelsmann.

Gjermani
Gjermani

Ish trajneri i Bayern Munich ka një kontratë me përfaqësuesen gjermane deri në përfundim të këtij evropiani, por në kontratë është e përfshirë edhe një klauzolë për rinovimin e saj. Nëse drejtuesit e Federatës i ofrojnë një kontratë të mirë, Nagelsmann është gati të rinovojë:

Nagelsmann
Nagelsmann

“Jam i lumtur që federata është e kënaqur me punën time. Mund të vazhdoj, por kjo varet nga oferta, oferta nuk ka të bëjë aspak me anën ekonomike”, shtoi ish trajneri i Bayern Munich.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: