Një 25-­vjetor për t’u mbajtur mend gjatë, edhe pse vetëm me 60 miq të ftuar, që festuan në një atmosferë tipike si në vitet ’70 ditëlindjen e ish­-Miss Albanias, Armina Mevlani. Blogerja e modës kishte vendosur ta organizonte ditën e saj të veçantë në stilin e atyre viteve, pasi i pëlqen, sidomos në veshje, dhe e përdor shumë në gardërobën e saj.

Edhe pse mediat dhe portalet online shpërndanë momente nga festa, ku përveç partnerit të saj Shkëlzen Berisha dhe miqve të tyre më të afërt, ra në sy prania e prindërve të Arminës, Arben dhe Moza Mevlani, protagonistët më të mëdhenj në moshë në festën kryesisht me të rinj. Pjesë e darkës ishin disa kushërinj të të dashurit të saj, miq të përbashkët të tyre, mes të cilëve çifti Erla Mëhilli dhe Keltis Kruja, Jul Deda, Ermal Mamaqi, Olta Gixhari, Aurela Hoxha, Endrit
Mërtiri, Gaz Spahia etj.

Por, cili ishte skenari i kësaj feste ditëlindjeje të vajzës së njohur të ekranit, që është duke jetuar një përrallë dashurie me djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha?

Sipas burimeve te Panorama Plus, festa nisi me surprizat e të ftuarve, mes të cilave spikati një montazh i fotove të Arminës në vite, dhuratë e shoqeve të saj të ngushta. Në orën 12:00, të gjithë filluan të flisnin për një surprizë, moment që Armina e përjetoi me shumë emocion pasi deri atë çast nuk e dinte çfarë do të ndodhte. Dhe pasi fryu qirinjtë e tortës së ditëlindjes, u dëgjua shpërthimi i fishekzjarrëve gjigantë, që ishte pikërisht dhurata surprizë e Shkëlzenit.
Ky moment u pasua nga një fjalim dashurie i Arminës për Zenin, që e detyroi të demonstronin kërcimin e tyre të parë nën tingujt e këngës së tyre “Secret d’amor”. Sipas të pranishmëve, atmosferën e bëri më të bukur performanca live e një violonçelisti të famshëm, të mundësuar nga familja, shokët dhe shoqet e Arminës.
Prindërit i kishin bërë surprizë 25 balona me zjarr, ku të gjithë shprehën një dëshirë për Arminën në momentin që u ngritën në qiell Armina dhe Shkëlzeni kanë hyrë në vitin e katërt të lidhjes, dhe po përjetojnë një marrëdhënie të konsoliduar.
Nuk mund te mungonte dhe nje plan portret familjar i ciftit te ri me ciftin Mevlani.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: