Një furçë dhëmbësh e dizenjuar nga studentë shqiptarë është një prej objekteve të krijuara në kuadër të ekspozitës “Të imagjinojmë shkëmbinjtë koralorë”. E çelur në qendrën e Artit “Agimi” ajo sjell principet e dizajnit rigjenerues që na ndihmon të krijojmë dhe të jetojmë duke mbrojtur ambjetin

Ekspozita është pjesë e një nisme të Ministrisë së Jashtme Austriake që kërkon të hulumtojë artistikisht se si mund të jetojmë me dinjitet pa cënuar dinjitetin e ambjentit, pa të cilin, dinjiteti ynë është i rrezikuar.

Ministria shqiptare e Kulturës ështe partnere e aktivitetit qe bashkon artin, shkencën, natyrën dhe të ardhmen përmes kërkimeve artistike dhe propozimeve nga vende te ndryshme. në një botë që gjithnjë e më shumë po kërkon të rigjenerojë natyrën e dëmtuar, kërkimet janë të domosdoshme për t’i paraprirë metodave të së ardhmes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb