Hulumtimi që shkencëtarët indianë kanë kryer mbi mutacionet e koronavirusit të ri (COVID-19) ka zbuluar se kryesisht një lloj mutacioni ka infektuar një numër të madh njerëzish në botë.

Sipas lajmit të faqes “NewsMedicalLifeSciences”, mësohet se në kuadër të hulumtimeve të kryera, shkencëtarët Nidhan Biswas dhe Partha Majumder në Institutin Kombëtar për Shkencën Biomedikale të Bjenomeve në Bengalin Perëndimor kanë ekzaminuar renditjet e ARN-së së COVID-19 të marra nga 55 vende mes periudhave dhjetor 2019 – 6 prill 2020.

Në kuadër të ekzaminimeve thuhet se 50.8 për qind e 3.636 renditjeve (rreshtimeve) të ARN-së përmbajnë mutacionin A2a, ndërsa 0.505 për qind e 580 prej tyre përmbajnë mutacionin B1.

Është vërejtur se mutacioni A2a i cili vërehet se është dominues në rastet e COVID-19 në të gjithë botën, është i rrezikshëm, si dhe theksohet se ai mund të infektojë qelizat e mushkërive të shumë personave dhe se përballë tij dorëzohen me shpejtësi personat që kanë sëmundje themelore.

Shkencëtarët kanë tërhequr vëmendjen se në 80 për qind e mostrave të ardhura nga Italia është vërejtur mutacioni A2a dhe ky lloj është dominues edhe në mostrat e ardhura nga Britania, SHBA-ja, Spanja, Islanda, Kongo dhe Brazili.

Ndërkohë thuhet se nuk dihet se cilët mutacione janë të pranishëm në Kinë pasi që prej shkurtit 2020 ky vend nuk ka regjistruar informacionet për renditjen e ARN-në.

Këto gjetje që do të publikohen në revistën “Indian Journal of Medical Research” besohet se do të ndihmojnë në zhvillimin e një vaksine efektive kundër këtij lloji të COVID-19.

Bëhet e ditur se virusi që nga shfaqja e tij për herë të parë në dhjetor 2019 e deri më sot ka mbi 10 mutacione të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: