Partia Demokratike në Shkodër reagon pas vizitës së kryeministrit Edi Rama sot në qytetin verior.

PD thekson se Rama nuk diti të ishte kurrë kryeministër i shqiptarëve e aq më tepër i shkodranëve.

Deklarata e PD Shkodër:

Sot Shkodra i dëshmoi edhe njëherë kryeministrit në ikje, realititetin që ai e di dhe që nuk i shmanget më.

Realitetin e braktisjes nga qytetarët, edhe nga socialistët e ndershëm që nuk pranojnë qeverisjen e tij kriminale, të konçecioneve, të trafiqeve, të urrejtjes, qeverisjen që ka lënë në mëshirë të fatit qytetarët e saj.

Edi Rama nuk diti të ishtë kurrë kryeministër i shqiptarëve e aq më tepër i shkodranëve. I janë zeruar përkrahësit dhe i janë shtuar bodyguardët.

Edi Rama nuk e ka garën me ne, me ëndrrën europiane të shqiptarëve. Regjimi i Edi Ramës ka 8 vite që garën e ka me regjimin genocidial të Sirisë, garën se kush detyron qytetarët të braktisin vendin.

Shkodrën që e ka halë në sy, është munduar ta shtypë me çdo formë, duke e varfëruar si asnje rajon tjeter, duke e lënë në dorë të banndave dhe duke e diskriminuar politikisht. Por nuk ia ka dalur dhe me 25 Prill, hakmarrja dhe urrjetja primitive ndaj një qyteti që nuk e meriton, merr fund.

Bisha e regjimit të ri që ka 8 vite që kërkon t’i instalohet Shkodrës me dhunë dhe me urrejtje, është e plagosur dhe po përpelitet.

Fundi i saj do të jete 25 Prilli.

Shkodra nuk mund të mbesë ma n’dorë t’horit.

Së bashku FITOJMË, Shkodra FITON, Shqipëria FITON.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: