Ndonëse është një nga ekipet më me traditë dhe i njohur në Bundesligën gjermane, Schalke 04, nuk është duke kaluar një moment të mirë në kampionat.

Aktualisht, ekipi ndodhet në vend të fundit të tabelës së renditjes, duke grumbulluar vetëm 10 pikë në 25 javët e para të kampionatit. Për të mos mjaftuar rezultatet e dobëta për një ekip si Schalke, së fundmi protagonist është bërë mbrojtësi me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi, di cili u transferua nga Arsenali tek gjermanët në sezonin e shkuar.

Ky i fundit ka realizuar një autogol në portën e tij. Në përpjekje për të larguar topin nga zona, Mustafi godet topin me kokë, ku trajektorja përfundoi në portën e tij, pasi dhe pozicionimi i portierit ishte i gabuar.

Ky moment është shpërndarë me shpejtësi në rrejte sociale dhe nuk kanë munguar kritikat për qendërmbrojtësin që para disa sezonesh renditej si një nga më të mirët e botës.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb