Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit që rezulton i zhdukur prej dy ditësh në Fier.

I moshuari Nasi Xhoxhi mësohet se kishte dalë për të peshkuar dy ditë më parë në lumin e Semanit, por ka humbur kontaktet me familjen e tij. Pas sinjalizimit të familjarëve, policia është vënë në kërkim të gjetjes së 78-vjeçarit.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi në një lidhje live për News24 se kërkimet për gjetjen e Xhoxhit kanë nisur jo vetëm nga palombarët, por edhe nga familjarët e tij. Ka dyshime se 78-vjecari mund të ketë ngecur në det, ndërkohë ai peshkonte shpesh në këtë zonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: