PARIS

Franca është një tjetër shtet, i prekur së shumti nga pandemia e koronavirusit.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Francë ka shkuar në 28 367 persona.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në shtetin francez deri tani ka shkuar në 182 584 individë.

Ndërsa, në shkallë globale numri i të infektuarve ka kaluar 5.5 milionë njerëz.

Gjithsesi, kohët e fundit janë raportuar më pak persona të infektuar me koronavirus, e ndërsa gjendja po shkon drejt përmirësimit.

Shumë shtete kanë nisur hapjen e pjesshme e të ngadaltë të tyre, për të zhbllokuar ekonomitë vendore, që të rimarrin veten pas pandemisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb