Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon të takojë Fredi Belerin në burg.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës prej 12 majit ndodhet në qeli pasi është dënuar me dy vite burg nga GJKKO për shit-blerje të votave.

Meta, së bashku me Petrit Vasilin përmes një shkrese i kanë kërkuar SPAK-ut dhënien e lejes që ata të takojnë Belerin me arsyen se ai është përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ku bën pjesë edhe Partia e Lirisë.

Te nderuar Znj/Z Prokurorë! Ne bashkëkërkuesit Ilir Metaj dhe Petrit Vasili ne cilësitë e përshkruara më sipër parashtrojmë para Jush këtë kërkesë për të na dhene lejen e takimit me Z.Fredi Beleri ne ambientet ku ai ndodhet i arrestuar. Personi I arrestuar ne fjalë eshte perfaqesues I Koalicionit “Bashke Fitojme” ku merr pjese dhe Partia e Lirise. Duke shpresuar dhe besuar ne konsiderimin dhe pranimin e kesaj kerkese ju falenderojme!”, thuhet në kërkesën e Metës dhe Vasilit drejtuar prokurorëve të SPAK, Dorina Bejko dhe Adnan Xholi.

Meta Per Belerin
Shkresa, Meta kërkon të takojë Belerin

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb