Qyteti i Kievit ra pre e sulmeve sistematike gjatë natës, që përfshinë disa shtëpi dhe një qendër tregtare.

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën, ndërsa ajo që ka mbetur pas është shkatërrim total. Në fotot e siguruara në rrjete sociale, shihet se si godinat janë të
shkrumbuara nga sulmet dhe e vetmja gjë e dukshme janë rrënojat dhe inertet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një postim në kanalin e tij Telegram, kryebashkiaku i kryeqytetit Vitali Klitschko tha se ekipet e shpëtimit ishin ende duke shuar një zjarr të madh në
vendin e sulmit.

Imazhet e publikuara nga BBC tregojnë shërbimet e urgjencës në një operacion shpëtimi në një qendër tregtare në Kiev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: