ELBASAN- Një banesë në Elbasan është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja në fjalë është regjistrua në lagjen ‘Sul Paprri’. “BalkanWeb” mëson se fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gazetari i ‘News24’ Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb”, se një zjarrfikëse ka shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat janë të përmasave të mëdha. Mësohet se banesa në pronësi të Djana Gurmanit, ishte në ruajtje nga një person që kujdesej për pastrimin. Ky i fundit kishte harruar ndezur një rezistencë elektrike.

Megjithatë policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb