Një zjarr i rënë mbrëmjen e sotme në një banesë në qendrën administrative Allkaj, të bashkisë Lushnjë ka rrezikuar jetën e një qytetari.

Zjarri ka rënë në një banesë, e cila ishte e lidhur dhe me dy të tjera nën një çati dhe prej flakëve që prej mbrëmjes së sotme Emiljano Cullhaj do të jetë i pastrehe.

39-vjecari jetonte i vetëm në këtë shtëpi, e cila për shkak të zjarrit tashmë është totalisht e rrënuar. Emiljano ka qenë në kafenenë e fshatit në momentet kur e kanë njoftuar se banesa e tij po digjej

Zjarrfikësit e mbërritur në vend dhe kanë shuar në kohë flakët. Ata dyshojnë se mund të ketë qenë ndonjë shkëndije elektrike që ka shkaktuar zjarrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: