SHKUP- Në kryeqytetin e Maqedonisë është zhvilluar një marshim në mbështetje të referendumit për çështjen e emrit me Greqinë.


Kryeministri i vendit, Zoran Zaev tha se 30 shtatori është shansi i fundit për Maqedoninë.

Kryeministri Zaev u shpreh i bindur se qytetarët do t’i thonë PO integrimit në NATO dhe në BE dhe do ta mbështesin votimin e fund-shtatorit.

Nga ana tjetër kryeparlamentari Xhaferi tha se më 30 shtator atdheu do të t’i besohet rinisë.

(BalkanWeb)