C.Ronaldo po përjeton periudhën më të vështirë në karrierë, mbase kjo ishte e pritshme duke parë edhe moshën e tij, por CR7 po kthehet në pengesë jo vetëm për klubin, Man.United, por së fundmi po kthehet në shqetësim edhe për përfaqësuesen portugeze. E përditshmja A Bola hapi këtë të hënë faqen e parë me titullin: “Më pak Ronaldo, më shumë Selecao”.

A Bola i referohet numrave, me Ronaldo-n në formacion Portugalia humbet shumë në volumin e lojës, gjithashtu ka dhe një mesatare me të ulët të golave të shënuar.

A Bola
A Bola

E përditshmja portugeze shkon edhe më tej duke shtuar se Ronaldo ka humbur influencën e tij brenda përfaqësueses. Ky titull i A Bola vjen pak ditë pasi CR7 theksoi se objektivi i tij është të luaj me Portugalinë në “Euro2024”, në atë Evropian do të jetë në moshën 39-vjeçare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: