Autoritetet greke kanë shpëtuar 40 emigrantë që po udhëtonin në brigjet helene me një varkë, si dhe kanë arrestuar një 33-vjeçar nën akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Mediat greke shkruajnë se emigrantët ishin të paligjshëm dhe se ndodheshin në zonën detare në juglindje të Lemnos, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Emigrantët e paligjshëm u transportuan në portin e Mitilene.

Kujtojmë që pak ditë më parë një anije me qindra refugjatë u mbyt në brigjet greke, ku për pasojë humbën jetën 80 emigrantë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb