Një person është arrestuar pasi është futur me makinë në pjesën e jashtme të Selisë së Shenjtë të Vatikanit.

Sipas mediave të huaja, personi është futur me makinën e tij në oborrin e Selisë pa një autorizim, duke “bërë xhiro”.

Kanë qenë roje e sigurisë që pasi e kanë konstatuar, kanë qëlluar me armë në gomat e makinës.

Ndërkohë, ende nuk dihet arsyeja se përse ky person është futur në Vatikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: