Shoferi i një kamioni në Malajzi, dyshohet se e kishte zënë gjumi teksa ishte duke drejtuar kamionin. Sipas policisë, dyshohet se ai kishte përdorur metamefataminë.

Pamjet e përplasjes dramatike u filmuan nga një motoçiklist i cili po ndiqte në një distancë të shkurtër kamionin.

Brenda pak çastesh, kamioni kthehet sa majtas djathtas para se të përmbyset dhe të rrëshqasë përgjatë asfaltit të autostradës Neë Lugina Klang në rajonin perëndimor të Luginës Klang.

Policia malajziane tha se kamioni madje goditi një motoçiklist tjetër gjatë incidentit i cili arriti të shpëtojë pa pësuar lëndime të rënda.

Mendohet se shoferin 33-vjeçar e kishte zënë gjumi në kamion dhe fjetur dhe raportohet se ka rezultuar pozitiv për metamfetaminën.
Raportohet se shoferi u arrestua në vendngjarje dhe më pas u dërgua në paraburgim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb