Në një kohë kur Premier League mbetet në pritje për të mësuar datën zyrtare se kur do të rifilloj kampionati, ekipet po punojnë për sezonin pasues pavarësisht paqartësive të mëdha si pasoj e pandemisë. E sigurt është se ky sezon do të mbyllet pa tifozë por as e ardhmja nuk është e qartë për këtë pjesë duke detyruar klubet të gjejnë zgjidhje të ndryshme, si për shembull, short për të ndjekur “live” një takim. “The Sun” ka bërë publik këtë opsion duke iu referuar fjalëve të thëna nga mjeku i Premier League, Mark Gillett: “Situata nuk pritet të përmirësohet në 6 apo 12 muajt e ardhshëm”.

Sun
Sun

Kjo deklaratë ka shtyrë të përditshmes britanike të shtroj disa skenarë, si do të jetë futbolli në ishull sezonin e ardhshëm? Për sa kohë nuk ka një vaksinë, edhe sezoni pasues pritet të zhvillohet pa tifozë ose klubet duhet të reduktojnë numrin e tifozëve të pranishëm në stadium duke respektuar rregullat e distancimit fizik. Në këtë rast, “The Sun” shtron pyetjen si do të funksionoj në një kohë kur tifozët kanë paguar abonim të plotë? Një ide është ajo e shortit. Të gjithë tifozët e abonuar për këtë sezon do të marrin pjesë në short, por vetëm disa fatlum do të ketë mundësi të ndjekin “live” ekipin e tyre. Çfarë do të ndodh nëse kjo pandemi zgjatet në kohë duke bërë që edhe viti 2021 të luhet pa tifozë? Në këtë rast, me kaq shumë paqartësi, është më mirë që klubet angleze të kompensojnë tifozët që janë abonuar për të menduar më pas për zgjidhje alternative, shkruan “The Sun”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb