Vitet e fundit ndeshja më e përsëritur në “Uefa Champions League” padyshim që ka qenë ajo mes Arsenalit dhe Bayernit. Ndryshe nuk qëndron as këtë herë. Kjo situatë ka shkaktuar humor tek tifozëritë e të dy ekipeve por jo vetëm, pasi ka përfshirë edhe vetë klubet.

Episodi i radhës i “telenovelës” ishte sot, kur klubi anglez postoi në “Twitter” këtë mesazh: “Sonte është shorti i raundit të pestë të ‘FA Cup’-it. Dhe ne do ta shohim me kujdes numrin 6” (numri që përfaqëson Arsenalin – shën. red.).
Arsenal-Bajern-Twitter-490x692
Nuk ka vonuar përgjigjja e Bajernit, me një foto nga shorti i Championsit ku shfaqet pikërisht emri i bavarezëve.

Mesazhi: As në “FA Cup” nuk ju ndahemi.

Ndërkohë që Arsenal në fazën tjetër të “FA Cup” do të ndeshet me modestët e Sutton që kanë befasuar me arritjen deri në këtë raund të kësaj kupe.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb