Parlamenti Evropian u godit ditën e sotme nga një sulm kibernetik pasi e shpalli zyrtarisht Rusinë një shtet sponsor të terrorizmit, tha një zëdhënës i institucionit.
“Disponueshmëria e faqes së internetit @Europarl_EN ndikohet aktualisht nga jashtë për shkak të niveleve të larta të trafikut të rrjetit të jashtëm. Ky trafik lidhet me një ngjarje të sulmit DDOS (Distributed Denial of Service),” tha zëdhënësi i parlamentit Jaime Duch në një postim në Twitter.
🚨The availability of @Europarl_EN website is currently impacted from outside due to high levels of external network traffic.
This traffic is related to a DDOS attack (Distributed Denial of Service) event.
EP teams are working to resolve this issue as quickly as possible.— Jaume Duch (@jduch) November 23, 2022
Politikanët e BE-së kishin votuar më herët për ta shpallur Rusinë një shtet që ka sponsorizuar terrorizmin pasi argumentuan se sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile në Ukrainë si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat dhe strehimoret shkelnin ligjin ndërkombëtar.
(BalkanWeb)