Një shperthim eshte regjistruar ne në seli lokale e partisë së krahut të majtë të Spanjës, Unidas Podemos.

Sipas mediave të huaja, shpërthimi i bombës ka dëmtuar pjesën e jashtme të strukturës së ndërtesës.

Partia Unidas Podemos, ka akuzuar për kryerjen e këtij sulmi eksponentë të partisë së djathtë.

“Terrorizmi vandal i ekstremit të djathtë s’do të na frikësojë”, tha udhëheqësi i partisë Undias Podemos, Pablo Leglesias.

Policia njoftoi se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për sulmin, ndërsa thuhet se është hera e parë në zonë që goditet një godinë partiake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb