Një bombul gazi dyshohet se ka shpërthyer në banesën e një shtetasi në Maliq.
Sipas raportimeve janë dëmtuar tre pjesëtarë të familjes të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

E zonja e shtëpisë, Myze Muçollari e pyetur nga mediat, ka treguar detaje se si ndodhi aksidenti.

“Morëm bomblën,vetë shpërtheu, po e ndërronte nusja,u hap edhe iku. Unë nuk mbaj mënd hiç se u mbush me tym,po kërkoja djalin e madh. I kam në spital njerëzit”, thotë gruaja.

Gruaja ka treguar se brenda në shtëpi ishin të tre, ajo, nusja dhe djali.

“Djali më mbeti brenda,nuk hapja dot derën”, shton Muçollari.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb