Vladimir Tkachuk, drejtor ekzekutiv i kompanisë ruse Uraldronzavod, e njohur për prodhimin e dronëve Upyr, mbeti i plagosur rëndë pas shpërthimit të automjetit me të cilin udhëtonte.
Sipas Shërbimeve të Emergjencës ruse, të cituara nga agjencia shtetërore TASS, Tkachuk ndodhet në terapi intensive në gjendje kritike, ndërsa mjekët po luftojnë për t’i shpëtuar jetën.
Ngjarja ndodhi pranë qytetit të Jekaterinburgut. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi shkaqet e shpërthimit dhe as nuk kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për një atentat të organizuar apo për një incident tjetër.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vijim.
