TIRANE- Ish-deputetja e Kuvendit, Mesila Doda e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj LGBT-së, ka folur sërish për ta.

Doda i ka “hedhur” benzinë zjarrit të ndezur pas reagimeve të shumta, të atyre që janë pro dhe kundër fushatës sensibilizuese të ndërmarrë nga LGBT në disa gjimnaze të Tiranës, për të diskutuar me adoleshentët e këtyre shkollave mbi bulizmin dhe fenomene të eksperiencave të tyre.

Mesila Doda thotë se LGBT nuk e kanë hallin as tek gjimnazistët, as tek seksi apo dashuria, por tek fondet dhe paratë për të mbushur xhepat e tyre.

STATUSI I PLOTË
Meqenëse LGBT-të janë shqetësuar pse i kushtova vetëm një paragraf, e nuk u mora kësaj radhe seriozisht me ta, më duhet të sqaroj publikisht që nuk kam ndërmend të merrem me një komunitet që ka prirje seksuale të caktuara e që për këte zgjedhje a dëshirë të tyre kërkojnë të përfitojnë fonde pafund duke u vetë viktimizuar.
Sqarimi im mbi pozicionimin e tyre në shoqëri, mbi lirinë apo diskriminimin e tyre virtual nuk mund të bëhet argument që këta individë të vazhdojnë të përfitojnë fonde pafund nga donatorë apo nga qeveria shqiptare. Ky vend ka boll halle të tjera që të shqetësohemi se si zgjedhin ta bëjnë seksin ca djem e vajza që ngatërrohen rrugës me veten…
Droga është problemi për të rinjtë tanë, sjellja me njëri-tjetrin ku hyn edhe bulizmi po bëhet plagë e kësaj shoqërie…Përzgjedhja seksuale e LGBT-ve nuk më shqetëson e nuk do bëhet burim që ata të jetojnë të zhytur në fonde që shtohen se ne hapim gojën për t’u sqaruar atyre burimin e jetës…
Tek e fundit, për ta nuk ështe halli tek seksi, aq më pak te dashuria… gjithë halli është te lekët…
mesila
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: