Një shpërthim me bombë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një stacion policie në Mersinit, në Turqinë jugore, ku si pasojë dy efektivë kanë mbetur të plagosur.

Mediat vendase raportojnë se shpërthimi ndodhi rreth orës 20:00 të së hënës, ndërsa një bombë e dytë u gjet pranë dhe u çaktivizua me shpërthim të kontrolluar.

Sakaq, thuhet se ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes efektivëve të policisë dhe disa personave të armatosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: