SHKODËR

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në makinën e një personi në Shkodër.

  • foto galeri

Sasia e lëndës eksplozive është vënë në një automjet. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “Balkanweb” se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ky shpërthim ka ndodhur në lagjen “Rus” të qytetit verior. Fatmirësisht, nuk ka person të lënduar nga shpërthimi. Automjeti ishte parkuar, kur edhe ndodhi shpërthimi. Mjeti, i vendosur në shënjestër është X5.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”,  Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb