Vijon të rritet bilanci tragjik nga dy shpërthimet e fuqishme, që tronditën kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, mbrëmjen e sotme, duke shkatërruar gjithçka.

Ministria libaneze e Shëndetësisë njofton se ka shkuar në 50 numri i viktimave, ndërsa numri i të plagosurve ka kaluar mbi 3000.

Mediat e huaja thonë se dëmet materiale janë shumë të mëdha, duke shkatërruar gjithçka në qendrën historike të qytetit, i cili tashmë i ngjan një skene lufte. Ndërkohë që dita e mërkurë është shpallur ditë zie në Liban.

  • foto galeri

Shpërthimi u tha se ishte përqëndruar në portin e Bejrutit, ndërsa flitet se mund të ketë marrë flakë një depo fishekzjarresh. Pamjet e transmetuara nga mediat e huaja kanë bërë xhiron e botës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb