Në emisionin “Open” në News24 gazetarja Klodiana Lala foli për shembjen e hotelit me tritol në Sarandë, duke u shprehur se për vendosjen e eksplozivin autoritetet dyshojnë se kanë vepruar ekspertë.

“Në vendin tonë shumë ngjarje kriminale, duket se ngjarje të tilla kanë kaluar pa vëmendje. Por është një ngjaje në kufijtë e aktit terrorist, duhet të jemi mirënjohës që nuk ka viktima, sidomos me atë sasi tritoli që është përdorur. Mendoj që policia e Vlorës duhet të shkojë më tej për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Përse dyshohet Sotir Çabiri. Rezulton që sasia minimale ka qenë 50 kg jo as sa është thënë në fillim. Në të gjitha kolonat e katit të parë janë vendosur 50 kg tritol. Sotir Çabiri dyshohet se është një nga autorët sepse në javët e fundit ka qëndruar vetëm në hotel dhe i ka thënë pastruese se nuk ka përse të qëndrojë në punë sepse nuk ka njerëz duke e përzënë në këtë mënyrë. Një ditë para ngjarjes ka prerë tri bileta drejt Britanisë së madhe. Diku rreth orës 5 të mëngjesit ai ka dalë dhe ka nxjerrë nga atje disa sende, përfshirë edhe një tv të shtrenjtë, është rikthyer sërish dhe në vetë, dy minuta përpara se të ndodhte shpërthimi ai është larguar nga hoteli. Kanë qenë ekspertë personat që kanë vendosur eksplozivin, kjo është arsyeja përse dyshohet se është edhe një tjetër person. Ka punuar në mënyrë të tillë si të ishte ekspert. Në pjesën pas dyshohet që në atë mënyrë të kenë hyrë edhe bashkëpunëtorë. Deri në afërsi të Portit ka pasur dëmtime të fasadave të hoteleve dhe ka qenë një fat i madh që nuk ka pasur njerëz duke lëvizur”, ka thënë gazetarja Lala.

Pjesë nga biseda në studio:

Beçi: Çështja tregon se palët nuk kanë qenë dakord me vendimin gjyqësor dhe për këtë arsye motivi kryesor duket se është vetëgjyqësia. Drejtësia në këtë rast ka folur në të tëra shkallët është çështje e gjykimit penal të qytetarët, dhe tregon se qytetari nuk ka gjetur rrugën e duhur.

Lala: Ajo që më shqetëson ka të bëjë me faktin se gjykatat në Shqipëri zvarrit pafund proceset. Dhe në këtë mënyrë thellohet shumë konflikti dhe mllefi mes tyre saqë edhe kur jepet vendimi i drejtësisë, zgjatja në kohë e ka çarë shumë mosmarrëveshjen mes palëve sa shkojnë tek vetëgjyqësia. Sot në Shqipëri nuk kemi një edukatë penale.

Glidona Daci: Konfliktet e drejtësisë do të prodhojnë ngjarje të tilla sepse ka shumë zvarritje dhe nuk po marrin zgjidhje.

Hajdarmataj: Nëse do të analizojmë shkaqet, mendoj se bien dakord që është çështje gjyqësore, por këtu kemi një formë ndryshe sepse gjykata ka dhënë vendimin e saj në të gjitha shkallët. Deri në këto momente kemi autor të dyshuar dhe në rastin kur nuk është dakord, shpreh një mllef dhe nuk merr parasysh asgjë deri në vendosjen e shkatërrimit të pronës. Toka pretendohet se është e zotërisë. Por ne nuk dimë detaje. Qëllimi mund të jetë edhe për ta rimarrë.

Beçi: Teoria e zgjidhjes me tritol nuk është e mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: