Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua vrasja me eksploziv e të riut nga Cërriku, Erion Rexhepit, ngjarje e ndodhur më 30 Dhjetor 2021. 29-vjeçari, baba i tre fëmijëve, mbeti viktimë e një atentati i cili nuk kishte të bënte me të, pasi kishte një tjetër shënjestër.

Sipas familjarëve të të ndjerit, 29-vjeçari ishte në vendin e punës në momentin kur eksplozivi i cili ishte vendosur në një automjet dyshohet të ketë rënë aksidentalisht dhe Erioni e ka marrë pakon në dorë pasi e ka parë, por që nuk e ka kuptuar se me çfarë ishte, pasi në pamje të jashtme kishte formën e një telefoni.

Ishte pikërisht momenti kur ky eksploziv shpërtheu dhe e la të vdekur në vend Erionin në sy të familjarëve dhe të fëmijës së tij vetëm 10 vjeç. Ditën e sotme babai dhe bashkëshortja e të ndjerit rrëfejnë detajet dhe momentin e fundit që e panë dhe folën me të, ndërsa hedhin dritë mbi këtë ngjarje.

Ata u shprehën se kërkojnë që të vihet në vend drejtësia për largimin nga jeta në mënyrë të padrejtë të Erionit, ndërsa thotë se tre fëmijët e tij kanë mbetur në gjendje të mjerueshme.

Babai viktimës: Nuk di si ta shpjegoj, erdhi në mënyrë të çuditshme, një ngjarje që çdokush nuk do ta përballonte dot.1 minutë para se të ndodhte ngjarja unë isha bashkë me nipin, djalin e Erionit dhe e përshëndeta , pas një minute unë dëgjova shpërthimin dhe vetëm kur e pash Erionin të shtrirë dhe të copëtuar.

Një pamje e pashpjegueshme, shpërthimi ka qenë shumë i madh është dëgjuar 1 kilometër larg. Veprimi parë unë se kalova mendjen se ishte djali, menjëherë dolëm të gjithë si familje. E kuptuam që ishte shpërthim eksplozivi sepse pamë copat e kallçukut. Nusja e djalit tjetër na rrëfeu se ajo ka qenë afër Erionit edhe ajo shpëtoi në fije të perit. Ajo i ka folur Erionit që “ku po shkon” dhe ai i ka thënë “ja se erdha” në momentin e parë që Erioni e ngriti deri te pjesa e kraharorit ajo ka shpërthyer  dhe është bërë copa-copa.

Nusja më tha se ishte një paketë ngjyrë gri, në moment ai e mori  në dorë dhe bashkë me eksplozivin ishte një aparat celular Nokia i thjeshtë. Policia erdhi në shtëpi dhe na mori në pyetje por Erioni nuk kishte lidhje me atentatin apo eksplozivin. Unë prandaj kam ardhur këtu për të kërkuar të drejtat e djalit tim që iku padrejtësisht. Që nga ngjarja unë kam shkuar dhe jam thirrur në polici vetëm një herë. Fëmijët e Erionit kanë mbetur në kushte të mjerueshme.

Përgjigja e tyte ishte që ka qenë një aksident që nuk përfiton familja asgjë. Familja e djalit tim ka qenë një familje e mrekullueshme ne punonim për bukën e gojës. Vetëm një herë kam dëshmuar dhe nuk kam marr kurrë  asnjë përgjigje. Unë kam dyshimet e mia dhe jam pa përgjigje, mua vetëm kaq më është thënë se ai eksploziv nëse nuk do ishte prekur nuk do shpërthente. Aty në atë vend janë disa familje që qëndrojnë dhe lypin por ajo ditë e zezë e djalit tim ishte fatale. Por edhe servisi aty edhe pronari po ta kish parë do ta prekte, por kam informacione që aty kanë kaluar edhe fëmijë por edhe ne do vriteshim të gjithë si familje, se edhe nusja e Erionit edhe fëmijët 2 minuta kishin që u larguan shumë afër  nga Erioni.

Bashkëshortja e Erionit: Jam njohur me Erionin që në moshën 14 vjeçare, shkaku kësaj njohje kam qenë unë pasi e pëlqeja shumë Erionin. Ai u drejtua në familje dhe ne u fejuam, menjëherë erdhi në jetë fëmija i parë. Pastaj ne u martuam dhe u larguam në Gjermani dhe jetuam 2 vjet ,aty erdhi dhe fëmija i dytë, ne u kthyem në Shqipëri dhe u bëme me 3 fëmijë. Atë ditë sa shkova dhe i kërkova disa të holla për fëmijën e vogël dhe ai mi dha dhe atë moment sa ktheva shpinën  dëgjova një shpërthim të fuqishëm, menjëherë më kapi paniku për djalin se e kisha aty jashtë por pash Erionin të shtrirë dhe kam bërtitur me të madhe. Në atë moment djali i madh e pa momentin e shpërthimit i cili tha se pa babi u ngrit në ajër.

Djali 10 vjeç më tha “mami , babi ka shkuar në xhenet” e kam vështirë shumë edhe pse vjehrri dhe vjehrra janë krahu im i djathtë. Kishim lënë celebrimin tonë pasi kur u kthyem nga Franca ishte kohë e pandemisë dhe nuk mundëm kurrë ta bënim, pasi Erioni iku padrejtësisht nga kjo botë.

Unë e dija që Erioni nuk ishte problematik, ne kemi shkuar në Francë edhe në Gjermani për arsye ekonomike. Kisha një besim shumë të madh tek ai, kur dashuroja Drionin edhe pse e vogël kisha dëshirë të ndiqja fenë islame, ai e deshi shumë këtë fakt sepse edhe ai e predikonte. Ne kemi pasur shumë momente të bukura me Erionin shumë. E doja Erionin dhe ai mua shumë, më respektonte dhe ishte një baba i përkushtuar për familjen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb