Analisti Shpëtim Nazarko deklaroi sot në studion e emisionit “Real Story” në News 24, me gazetarin Sokol Balla, se reforma në drejtësi e mbështetur nga amerikanët bëhet për të bërë zap politikën shqiptare.

“Unë besoj që kjo reformë bëhet për të bërë zap politikën. Nëse do flas në mënyrë individuale them që ata (amerikanët) nuk shkojnë të mbajnë me para vendet ku venë, por nëse kërkojnë reformë ne drejtësi e kanë me të vërtetë, se ata nuk mund të financojnë një qeveri, por një sektor.

Në këtë pikëpamje e kanë marrë këtë si një lodër të tërë klasës politike. Kur thonë i duam të ndara të gjitha pushtetet, i mjafton një prokuror i Peqinit t’i thotë bini cik Metën këtu apo Ramën. Kurse 14 pikat e presidentit nuk iu përkojnë amerikanëve”,- tha Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: