Një sërfist 10-vjeçar ka qenë me fat gjatë kësaj xhiroje në det pasi i ka shpëtuar vdekjes për mrekulli. Eden Hasson po i kënaqej dritës së diellit dhe dallgëve në plazhin Saumrai ndërkohë që i ati i tij e shihte nga rëra.

Pas fotove të bëra, kur po i shihte më me qetësi, i ati i Eden, Chriss Hasson u shtang nga ajo që pa. Në një nga fotot  ku 10-vjeçari bënte sërf në det, shumë pranë tij, kishte lëvizur prej kohësh një peshkaqen i madh.

Fati i mirë për djaloshin ishin se dallgët nuk ishin aq të fuqishme sa për ta hedhur në det atë, pasi kjo mund të rezultonte fatale për jetën e Eden. Sërfisti i vogël tha se nuk e kishte vënë re për asnjë moment peshkaqenin e bardhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: