Futbollisti i njohur ukrainas, Oleksandr Zinchenko, i cilësuar si “ylli” i Manchester City, ka shpërthyer ndaj Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pas vendimit të tij për të nisur sulmet ndaj Ukrainës.

Në profilin e tij në “instagram”, pas sulmeve me pasoja nga Rusia, mbrojtësi 25-vjeçar ka bërë një status kundër Putin, i cili nga shumë njerëz cilësohet si fajtori kryesor i këtij konflikti.

Ai postoi foton e presidentit rus, Vladimir Putin, me shkrimin e bashkangjitur “Shpresoj që të vdesësh, të kesh vdekjen më të rëndë, krijesë”.

Statusi i tij bëri xhiron e rrjetit, derisa “instagram” e fshiu postimin, por gjithsesi mesazhi i tij i fortë u dha.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb