Lajmi se këtë vit festivali i madh “Sunny Hil” do të mbahet për herë të parë në Tiranë ngjalli reagime të shumta nga emra të njohur. Së fundmi ka reaguar dhe këngëtarja e njohur Vesa Luma. Këngëtarja ka postuar në InstaStory një shkrim teksa e ka përkrakur vendimin që festivali të mbahet në Tiranë. Sipas saj Duas po i mohohet e drejta pasi ajo ka bërë shumë për vendin e saj dhe shtoi se ne nuk e meritojmë as atë dhe as babain e artistes, Dukagjin Lipa.

Më pas Luma e përfundoi shkrimin e saj duke u shprehur se Shqipëria i ka vlerësuar gjithmonë artistat ndërsa Kosova merret paraprakisht me inatet e tyre personale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Dua është thesar! Në vend se me ja fal tokën (dhe jo vetëm aq) për vendin që aq shumë e ka promovuar ..i mohohet! Ne nuk e meritojmë as Duan as Dukagjin Lipa as një festival si SunnyHill!

Për Tiranën mundeni me thënë cfarë të doni tani, BINGO për rastin , edhe e ka “hallall” Shqiperia gjithmoë ka dite me i vleresu artistat he i ka pranu me zemer te hapur,perderisa ne Kosove jane marr paraprakisht me inate personale! #dorennezemer”– shkroi Vesa.

Rikujtojmë se organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit sipër vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe mbajtjen në Tiranë. Në reagimin e tij Dukagjini thotë se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.

Mes debateve të nxehta, hipotezave dhe pakënaqësive erdhi edhe reagimi i Mozzik i cili i ironizoi në rrjetet sociale. Përmes një statusi në Facebook ai shkruan: “Si po vijnë punët edhe atë boksin në shesh kanë për ta çuar në Tiranë”.

Sunny Hill është festival që organizohet nga Dua Lipa dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa. Të ardhurat e fituara nga biletat e shitura shkojnë për “Sunny Hill Foundation”, fondacioni që u themelua rreth 5 vite më parë. Ceremonia hapëse e tij u organizua përmes koncertit që Dua mbajti në Prishtinë më 9 gusht asokohe ku premtoi se gjithë të ardhurat do të shkonin për bamirësi. Në gusht të vitit 2018, Sunny Hill Foundation dhuroi 100,000 euro për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të muzikës në Kosovë. Vjet, në konferencën për shtyp para festivalit, Dua Lipa u shpreh se do të dhurohen 150,000 euro për të ndërtuar Sunny Hill Academy – një qendër e re e artit dhe inovacionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb