Ministri Arben Ahmetaj i futar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 lidhur me raportin e FMN që e renditi të fundit Shqipërinë sa i përket ndihmës direkte për qytetarët gjatë pandemisë, thotë se për këtë organizata ka gabuar në kohë.

Ahmetaj thotë se mbrapa shifrës 0.9% të PBB për kontributin në pagesa direkte nuk janë llogaritur falja e kamatvonesave që kapin shifrën e 150 milionë dollarëve.

Po ashtu ai thotë dhe përsërit se kontributi i Shqipërisë është 5.41% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

”Në atë 61 mijë ju keni numëruar ato biznese që janë ndaluar. Nëse marrim listpagesat më 10 prill kemi 9 mijë të papunë për marsin.
Keni futur gjithë punonjësit që nuk shkonin dot në punë për ndalimin me urdhër të lëvizjes. Të hequr nga list-pagesat janë për marsin 9 mijë.
Paketa jonë përkundrazi, unë nuk i referohem asnjë modeli të keq që ndihmon personat në vështirësi ekonomike. Modeli jonë ishte social dhe po funksionon.
Shifrat kanë detaje nga brenda. FMN ka gabim kohor, nuk ka marrë 150 milionë dollarët, dhe këto e çojnë 2.3 të PBB, me të gjitha injeksionet, pagesat direkte është 150 milionë dollarëshi i kamatave.
Ne kemi hequr nga kurrizi i qytetarëve 150 milionë dollarë pagesa. Po të shihni Kosovën dhe Maqedoninë, nuk dua të komentoj paketat por jona është nga më dinjitozet dhe është 5.41% e PBB.
Nuk e quaj pagë lufte, e quaj subvencion. Nga paketa e parë kanë përfituar pak më pak e 65 mijë. Tek paketa e dytë kanë marrë sot pagën 94 mijë dhe vijon verifikimi. Kanë aplikuar 125 mijë dhe janë në proces verifikimi. Kur formatuan formatin e instrumentit 1 nuk ngeli njeri pa më thënë që nuk do shkoj të marrë kredi. Nuk më tha njeri që ishte instrument i gabuar. Janë 11 miliardë lekë që kanë shkuar tek bizneset me 0 interes. 125 mijë që kanë aplikuar, dhe janë 94 mijë që kanë marrë pagesat.”- tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb