Duke marrë shkas nga ngjarja kriminale në vendin tonë pak ditë më parë, ku në Fushë-Krujë u vra Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, avokati Spartak Ngjela deklaroi se Shqipëria ka ngërç në studimin e kriminalitetit.

I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ Ngjela tha se në këto 30 vite demokraci ka nisur krimi për paratë. Mes të tjerash ai tha se pa vrasje nuk ka romane dhe as nuk do të kishte Shekspir apo Dostojevski.

DISKUTIMI NË STUDIO

Zheji: Sipas Interpolit, mafiozët, apo organizatorë të krimit që janë arrestuar jashtë, me origjinë Shqipërie, janë 168. Ndërkohë Brazili ka më pak se ne. Brazili ka më shumë banorë se ne dhe më pak të arrestuar nga Interpol.

Ngjela: Krimi që bëhet për hakmarrje nuk ka lidhje për para. Krimi që bëhet kur vritet gruaja psh, s’bëhet për para. Sot paraja ka forcë gjithësunduese. Është dhe paraja në mes. Jemi shoqëri e re që kishte harruar në 50 vjet paranë. Në 30 vjet, që në 10 vitëshin e parë të këtyre 30 viteve nisi krimi për paranë. Ne nuk kemi studim për kriminalitetin.  Kemi ngërç të madh në studimin e kriminalitetit. Është paaftësi kjo.

Zheji: Italia që është model botëror, jo vetëm për ne, eksponenti i Partisë Demokristiane fitonte në Sicili. Nëse fitonte më pak në Lombardi, rezerva, hambari ishte në Sicili. Ai kishte një marrëveshje mafioze në mes. Në Shqipëri, fakti që ikin në drejtim të  paditur, apo fakti që në kafe shohim një të burgosur i përjetshëm në liri me kusht, a mund t’i atij kjo masë? Një vrasës që ka bërë një krim të rëndë, që ka shumë lekë, ka paguar këto para dhe ka dalë me kusht. Ça bën ky? I kthehet jetës normale, apo vazhdon jetës së krimit.

Ngjela: Këtu autori i një krimi, nuk ndodh autofreninimi. Pa vrasje nuk ka roman. Nuk ka as Shekspir dhe as Dostojevski. Ç’më duhen mua paratë për një rrugë. Lëri rrugët dhe merru me krim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: