Zgjedhjet e 25 prillit/ Përfundon numërimi në Tiranë, Lezha mban hapur rezultatin me vetëm një kuti. PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4

28 Prill, 2021 06:34

Zgjedhjet 25 Prilli, Numerimi (7)

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

LIVE/MINUTË PAS MINUTE

Vetëm një kuti pa u numëruar në të gjithë vendin. Kutia e fundit e panumëruar ndodhet në Lezhë, ku kryeson PD. Në total janë numëruar 5198 kuti nga 5199 gjithsej. Partia Socialiste ka siguruar deri tani 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandate.

Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime më 25 prill për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Për herë të parë në Shqipëri po aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi u instaluan pajisje elektronike, të cilat kryen identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit u identifikua nga një numër e jo emri i tij. Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë.

Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë. Zgjedhjet e 25 Prillit u zhvilluan në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Lezha mban hapur rezultatin, vetëm një kuti pa numëruar. Numërohen 5198

Ora 06:30- Vetëm një kuti pa mbyllur. Ka mbaruar Tirana dhe ka ngelur vetëm Lezha me një kuti të fundit. Gjithsesi nuk ka ndryshim rezultati. Në Tiranë PS ka marrë 226842 vota ose 48.7%. PD 182335 vota, ose 39.1%, LSI 27945 vota ose 6% dhe PSD 13273 vota, ose 2.8%.

Lezha Ok
Lezha Ok

Mandatet ndahen 18 për PS, 15 për PD, 2 LSI dhe 1 PSD. Në Lezhë kryeson PD me 33914 vota, ose 47.5%, e përkthyer në 4 mandate, më pas vjen PS me 27109 vota ose 38%, e përkthyer në mandate 3.

Lezha
Lezha

Numërohen 5162 nga 5199 kuti
Ora: 00:00-
Ngelen edhe 37 kuti pa numëruar, ndërkohë që në total ishin 5199. Tashmë të gjithë sytë janë nga Tirana. Deri më tani PS-ja ka siguruar 74 mandate, PD 59 dhe LSI 4.

Numërohen 5154 nga 5199 kuti

Ora 22:50- Deri më tani janë numëruar 5154 nga 5199 kuti, PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3. Gjithsesi ky është rezultati i momentit dhe nga numërimi i çdo kutie në këtë qark mund të ndryshojë.

Numërohen 5129 nga 5199 kuti

Ora 21:28- Deri mw tani janw numëruar 5129 nga 5199 kuti, PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3. Gjithsesi ky është rezultati i momentit dhe nga numërimi i çdo kutie në këtë qark mund të ndryshojë.

Numërohen 5010 nga 5199 kuti

Ora 16:35- LSI humbet mandatin në Durrës, i cili i shkon PS. Teksa janë numëruar 5010 nga 5199 kuti, PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3. Gjithsesi ky është rezultati i momentit dhe nga numërimi i çdo kutie në këtë qark mund të ndryshojë.

Numërohen 4984 nga 5199 kuti

Ora 14:35- LSI humbet mandatin në Durrës, i cili i shkon PS. Teksa janë numëruar 4932 nga 5199 kuti, PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3. Gjithsesi ky është rezultati i momentit dhe nga numërimi i çdo kutije në këtë qark mund të ndryshojë.

Numërohen 4846 nga 5199 kuti, PS i merr mandatin LSI-së në Durrës, shkon në 74, PD 59

Ora 12:00- LSI humbet mandatin në Durrës, i cili i shkon PS. Teksa janë numëruar 4846 nga 5199 kuti, PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3. Gjithsesi ky është rezultati i momentit dhe nga numërimi i çdo kutije në këtë qark mund të ndryshojë.

Numërohen 4772 kuti votimi, PS ka 48.6%, PD 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%

Ora 10:40- Janë vetëm 427 kuti për t’u numëruar deri në përfundimin total të procesit, teksa PS ka 48.6%, PD 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%. Si pole PS dhe PD-LSI kanë një diferencë prej 2.3%.

Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Korçës, PS merr 6 mandate dhe PD 5, ja rezultati

Ora 10:08- Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Korçës. 11 mandatet janë ndarë ndërmjet socialistëve dhe demokratëve. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se PS ka dalë fituese me rreth 10 mijë vota më shumë, pra PS merr 6 deputetë në Korçë dhe PS 5 mandate. LSI mbetet pa mandat.

PS  60542 vota
PD 50479 vota
LSI 8488 vota

Veliaj shpall fitoren e PS në Njësinë 2: Të bashkëpunojmë me opozitën për të mirën e komunitetit!

Ora 10:05- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpalli fitoren e Partisë Socialiste në Njësinë me numër 2 në kryeqytet.

Ai tha se me këtë fitore, është një mundësi më shumë për të punuar, si për të majtët dhe të djathtët si dhe shtoi, se të dy deputetët, Arben Pëllumbi nga radhët e PS dhe Jorida Tabaku në radhët e PD, të bashkëpunojnë për të mirën e komunitetit. “Ne nga sot duhet të fillojmë punën, puna e parë do të jetë shtrirja e dorës për kundërshtarët tanë. Në këtë moment çfarëdo dallimesh të kemi, fushata mbaroi. Çdo qejfmbetje, hatër mbetje të skenave të fushatës duhet të jenë pjesë e të kaluarës. I kam kërkuar Benit që të telefonojë Joridës dhe që beteja mbaroi, e tani të dy deputetët, si Beni dhe mikesha jonë e opozitës duhet të punojnë për të mirën e njësisë. Ne e kemi shpirtin e bashkëpunimit dhe do i shërbejmë të gjithëve njësoj”, tha Veliaj.

Klosi: Fitorja dhe si rezultat i të afruarve nga LSI, sfida jonë ishte bashkimi i të majtëve

Ora 09:53- Partia Socialiste në Qarkun e Beratit, teksa po numërohen edhe dy kutitë e fundit, ka rezultuar fituese e 5 mandateve. Nga krahu tjetër, Partia Demokratike ka marrë në këtë qark, 2. Blendi Klosi, drejtues politik i Qarkut të Beratit dhe i renditur i 5 në listën rendore në fletët e votimit, në një lidhje direkte për studion e lajmeve në “News 24”, tregoi se kjo fitore ishte historike.

Klosi tregoi se rëndësi në këtë mes ka që e majta u bë bashkë në këtë qark, çka dëshmoi edhe fitoren e thellë sipas tij. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, në lidhje me një bashkëpunimi me LSI për të konsoliduar votat e të majtëve në vend, Klosi u përgjigj se nuk është në vendimmarrjen e tij për të komentuar në lidhje me këto çështje.

Përfundon numërimi në bashkitë e Kuçovës dhe Dimalit, në Berat mbeten edhe dy kuti në proces. Ja rezultatet

Ora 09:49- Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkitë e Kuçovës dhe Dimalit. Gazetarja Eneida Petova, raportoi për “BalkanWeb”, se në Bashkinë e Kuçovës fituese është shpallur Partia Socialiste me 9.399 vota, Partia Demokratike me 5.358 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 1.603.
Sa i përket Bashkisë së Dimalit, fituese ka rezultuar Partia Socialiste me 7.326 vota, Partia Demokratike me 4.993 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 797 vota. Ndërsa në Bashkinë e Beratit, kur mbeten edhe dy kuti për t’u numëruar, Partia Socialiste ka siguruar 41.924 vota, Partia Demokratike 22.803 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, 8.367 vota.

Sipas projeksioneve, Partia Socialiste në këtë qark fiton 5 mandate, Partia Demokratike mbetet me 2, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim nuk siguron asnjë mandat.
Dimal KZAZ 63 (47 QV):
PS- 7326
PD- 4993
LSI- 797

Kuçovë KZAZ 64 (47 QV):
PS- 9399
PD- 5358
LSI- 1603

Rezultatet e qarkut Berat, kur ngelen edhe 2 kuti ne total për t’u numëruar janë:
PS- 41924
PD- 22803
LSI- 8367

Numërohen 4728 nga 5199 kuti, PS 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3

Ora 09:35- Vijon numërimi i votave në disa prej KZAZ-ve në vend, teksa janë mbyllur tashmë rezultatet për 4728 kuti nga 5199. PS prin me 73 mandate, PD ka marrë 59, LSI 5 dhe PSD 3.

Mbyllet numërimi i votave në Shkodër, ja si ndahen 11 mandate

Ora 09:30- Mbyllet procesi i numërimit të votave në qarkun e Shkodrës. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” PD është forcë fituese në Shkodër, me 5 mandate, PS merr 3 mandate, PSD 2 dhe LSI 1 mandat. Procesi i numërimit ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur incidente apo përplasje dhe rezultati është pranuar nga palët.

“Çdo 30 minuta do ketë lajme të mira”, Veliaj shpall fitoren e PS në Njësinë 1: Procesi i numërimit të vazhdojë, fituesi të shpallet sot

Ora 09:29- Kryebashkiaku Erion Veliaj në një dalje për mediat, deklaroi se Partia Socialiste është shpallur fituese në Njësinë 1 në kryeqytet, ku ka siguruar 52.4% të votave.
Veliaj theksoi se çdo 30 minuta pritet të ketë lajme të mira dhe nxiti numëruesit të të gjitha kampeve politike që të mos ndërpresin procesin, në mënyrë që rezultati i fituesit të dalë brenda ditës së sotme.
“Ka qenë një natë e gjatë për ne. Ia ka vlejtur, ne kemi fituar në njësinë 1, me mbi 52.4 % të votave. Dua të falenderoj të gjithë. Jemi në një situatë që jo vetëm njësia është në kantier ndërtimi. Dua t’iu them mirënjohje dhe falenderim për ata që kanë kontribuar.
Pas 72 orësh zgjuar do të çlodheni pak. E treta që është më e rëndësishmja, pasi të keni pushuar pak, është koha që t’i kthehemi më fuqishëm punëve. Duhet të kemi një tur, zgjatje dore, për ata që mendojnë ndryshe nga ne, ne fituam se ishim shumica, por duhet të jemi të përulur. Do jetë një ditë e gjatë, çdo 30 minuta do të kemi lajme të mira, falenderoj me zemër të gjithë numëruesit, ata që kanë qenë patronazhistë dhe kanë organizuar njerëz.
Apeli im është që të vazhdojmë me numërimin, stafeve tona i them të vazhdojnë me përkushtim. Numëruesve të partive kundërshtare i them që këtë proces ta mbyllim sot dhe sot kushdo që shpallet fitues të vijojë punën në punët e veta. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë kandidati i PS në këtë njësi, Alqi Bllako, u shpreh:
“Jam pafund mirënjohës, së pari banorëve të Njësisë 1 që kanë marrë pjesë masivisht në votime dhe masivisht na votuan. Një falenderim zemre, jeni ekipi më i mirë në Tiranë. Siç e tha dhe kryetari s’kemi kohë për pushim dhe këtë besim do e kthejmë mbrapsht me punë”.

Incidentet tek shkolla “1 Maji”, rinis numërimi në KZAZ 30, në proces Zallherri, pritet të fillojë Farka

Ora 09:06- Ka rifilluar numërimi në KZAZ 30 e vendosur në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” në kryeqytet ku mbrëmjen e kaluar pati një përplasje fizike dhe policia shoqëroi 8 persona. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se janë numëruar deri në orën 2:30 të mëngjesit 55 kuti.
Të 6 grupet e numërimit janë ulur në vendet e tyre dhe kanë nisur numërimin. Janë 6 kuti në proces që i përkasin Zallherrit. Pasi të përfundojë kjo njësi, pritet të fillojë Farka, një zonë që kontrollohet nga zonja Mimi Kodheli e cila shpreson të thyejë herësin duke marrë vota personale. Deri tani PS ka 11877 vota, PD 6797 vota, LSI ka rreth 1 mijë vota dhe PSD ka grumbulluar 680 vota.

I ndërprerë që prej mesnate, KZAZ-të në dy njësitë 5 dhe 8 në Tiranë ende s’kanë rinisur numërimin. Ja rezultati deri më tani

Ora 09:02- Në orët e para pas mesnate, janë ndërprerë proceset e numërimit në dy KZAZ të kryeqytetit, respektivisht në atë me numër 38, që i përket Njësisë 8, dhe ajo me numër 35, Njësia 5. Dy gazetarët, Ergys Gjençaj dhe Erjola Jata, raportojnë për “BalkanWeb”, se me arsyetimin që ndihen të lodhur, komisionerët e këtyre dy KZAZ-ve e kanë ndërprerë procesin.

Aktualisht, kur janë numëruar 36 kuti nga 50 në total. Partia Demokratike rezulton fituese në Njësinë numër 8, me 5.570 vota, Partia Socialiste renditet e dyta me 5.424 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 739 vota.

Sipas gazetares Jata, e cila ndodhet në KZAZ e Njësisë 8, procesi i numërimit është njoftuar që do të nisë në orën 09:00, por aktualisht sipas saj, në ambientet e Shkollës së Kuqe, ku dhe ndodhet KZAZ me numër 38, ndodhen vetëm uniformat blu.

Numërohen 4696 kuti, ja rezultati i deritanishëm

Ora 08:50- Janë numëruar tashmë 4696 kuti nga 5199 në total, teksa PS prin me 48.6% të votave, PD ka 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%. PS ka 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.

Përfundon numërimi në Pogradec, PS shpallet fituese, edhe tre kuti për t’u numëruar në Maliq. Ja si ndahen mandatet aktualisht

Ora 08:35- Ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Pogradecit. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb”, se pas përfundimit të numërimit të 106 kutive, Partia Socialiste shpallet fituese me 15.699 vota, Partia Demokratike renditet e dyta me 12.509 vota, ndërsa LSI ka marrë 27.18 vota.
Gjithashtu raportohet se në Bashkinë e Maliqit kanë mbetur edhe tre kuti për të përfunduar. Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 6 mandate në këtë qark, ndërsa Partia Demokratike 5.

PS i merr mandatin LSI në Berat, kalon me 73 mandate

Ora 08:20- PS rifiton një mandat, duke ia rrëmbyer LSI-së në qarkun e Beratit. Kur janë numëruar 4683 kuti nga 5199, PS ka 48.6%, PD ka 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%.

Zgjedhjet/ Përfundon numërimi në Bashkinë e Shijakut, ja rezultati

Ora 08:03- Ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Shijakut. Në KZAZ me numër 25 të këtij qyteti, janë numëruar 54 kuti. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se nga rezultatet paraprake fituese në këtë bashki ka dalë Partia Socialiste me 7.985 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 5.849 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 841. Rezultatet paraprake në KZAZ me numër 25, në Bashkinë Shijak

PS 7985
PD 5849
LSI 841

Pezullohet numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës, 314 votues, por në kuti dalin 315 vota

Ora 07:51- Pezullohet numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës me kërkesë të pjesëtarëve të grupeve të numërimit të votave. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se në procesverbalin e mbajtur pas mbylljet së votimit më 25 prill kanë rezultuar 314 vota, ndërkohë që gjatë numërimit në kuti kanë qenë 315 vota. Për këtë arsye është njoftuar dhe KZAZ dhe janë kryer veprimet përkatëse, duke hapur dhe kutinë e materialeve zgjedhore për të verifikuar ndonjë shënim të mundshëm, por nuk ka pasur. Grupet e punës kanë bërë ankimim tek kryetari i KQZ-së. Këto janë dokumentet e siguruara nga gazetarja Haxhiaj për “BalkanWeb”.

Numërimi drejt mbylljes, mbeten vetëm 529 kuti për rezultatin përfundimtar

Ora 07:50- Kanë mbetur vetëm 529 kuti për t’u numëruar me votat e qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit. Deri tani PS ka 48.7%, PD 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%. Si pole PS nga njëra anë dhe PD-LSI nga ana tjetër kanë një diferencë 2.4%.

Përfundon numërimi në Qarkun e Vlorës, PS ‘mbron’ 8 mandatet, PD rikuperon 1 dhe shkon në 4. LSI mbetet pa asnjë mandat

Ora 07:38- Ka përfunduar numërimi i kutive në të gjithë Qarkun e Vlorës. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb”, se procesi ka përfunduar dhe aktualisht komisionerët po mbajnë procesverbalet e nevojshme për kutinë e fundit. Sa i përket rezultatit, Partia Socialiste ka fituar në këtë qark, duke qëndruar e pa lëvizur nga 8 mandatet e saj, po aq sa siguroi edhe në 2017. Partia Demokratike ka rikuperuar një mandat krahasuar me zgjedhjet Parlamentare të 2017-ës, pra ka siguruar 4 mandate.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka humbur mandatin e saj në këtë qark.

Numërohen 411 nga 511 QV e Qarkut të Korçës, kryeson PS, ja sa vota kanë marrë PD-LSI

Ora 07:29- Në të gjithë Qarkun e Korçës ka përfunduar numërimi i 404 nga 427 QV e qarkut.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “Balkanweb”, se deri më tani, kryesuese është Partia Socialiste, me 56.681 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 47.252 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 7.965 vota.

Sipas bashkive, në Bashkinë e Maliqit, kryeson Partia Socialiste me 10.367 vota, e dyta renditet Partia Demokratike me 7.850 vota dhe LSI me 998 vota.

Në Bashkinë e Pogradecit, janë numëruar 99 nga 106 QV. Pra kur na ndajnë edhe 7 kuti nga përmbyllja e procesit në këtë bashki, rezultati është: Partia Socialiste 14.704 vota, Partia Demokratike, 11.468 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 2.508

Qarku Korçë
404/427

PD – 47252
PS – 56681
LSI – 7965

7 të mbetura nga 106
PS – 14704
PD – 11468
LSI – 2508

Bashkia e Maliqit, janë numëruar 67 kuti
PS – 10.367
PD – 7.850
LSI – 998

Numërohen 497 nga 511 QV e Qarkut të Elbasanit, Partia Socialiste prin me 55.15 %, PD-LSI 41.62 %

Ora 07:09- Ka përfunduar numërimi i 497 nga 511 QV në total në Qarkun e Elbasanit. Aktualisht në këtë qark, Partia Socialiste është kryesuese me 83.734 vota, ose 55.15%, e dyta vijon Partia Demokratike me 56.417 vota ose 37.16%. Lëvizja Socialiste për Integrim, ka siguruar 6.766 vota, ose 4.46 % të votave. Sipas projeksioneve Partia Socialiste në këtë qark merr 8 mandate, ndërsa 6 të mbeturat merren nga Partia Demokratike.

Mbyllet numërimi i votave në Bashkinë Fier, PS 53.1%, PD-LSI 43.7%

Ora 06:53- Përfundon numërimi i votave në KZAZ me nr. 59 ku u numëruan votat e zgjedhësve të katër rajoneve të bashkisë së Fierit. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se në total Partia Socialiste ka marrë 17507 vota ose 53.1%, Partia Demokratike 11933 ose 36.2% dhe lëvizja Socialiste për integrim 2482 vota ose 7.5%. Nga 34022 zgjedhës që morën pjesë në procesin e votimit, votat e 1057 prej tyre u shpallen të pavlefshme.

Numërohen 63 nga 90 QV të Bashkisë së Kavajës, kryeson PD-LSI, ja sa vota ka marrë PS

Ora 06:35- Janë numëruar 63 nga 90 QV në total të Bashkisë së Kavajës. Deri më tani, rezultati është i ngushtë mes palëve.

Kryesuese në të gjithë Bashkinë e Kavajës, përfshirë edhe Njësitë Administrative, është Partia Socialiste me 7.478 vota, 138 vota më shumë se Partia Demokratike, e cila për momentin ka marrë 7340 vota.
Lëvizja Socialiste për Integrim deri më tani ka siguruar në këtë bashki, 835 vota. Kutitë e Njësive Administrative të Bashkisë së Kavajës kanë përfunduar.
Aktualisht janë duke u numëruar kutitë e qytetit, sa i përket rezultatit në këtë të fundit, kryesuese është Partia Demokratike me 3.865 vota ose 46.38%, Partia Socialiste ka grumbulluar 3.570 ose 42.84% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 540, ose 6.48%.

Numër i madh votash të pavlefshme në rang vendi, ja sa janë shifrat deri tani

Ora 06:30- Një numër i madh votash kanë rezultuar të pavlefshme deri në këto momente të numërimit të votave të qytetarëve shqiptarë të thirrur për të votuar më 25 prill për parlamentin dhe qeverinë e re. Deri tani janë 1 milion e 354 mijë e 674 vota të vlefshme, teksa janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit 72 mijë e 452 vota.

Një shifër relativisht e lartë duke parë numrin e votave të vlefshme dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në këto momente.

Ndërkohë që ende nuk dihet zyrtarisht se sa është pjesëmarrja në zgjedhje, të thirrur për të votuar ishin 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote.

Përfundon numërimi në Gjirokastër, Çuçi dhe Kumbaro shtrëngime duarsh mes kundërshtarësh dhe urime

Ora 06:20- Përfundimi i të gjitha kutive në Qarkun e Gjirokastrës, prodhoi fituese Partinë Socialiste, e cila siguroi në këtë qark tre mandate.

Nga krahu tjetër, Partia Demokratike mori vetëm një. Por, pas përfundimit të procesit të numërimit, ku u shpall dhe fituesi, ka pasur një takim mes kandidatëve të të dyja kampeve politike, PS-PD.

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, në shoqërinë e ish-ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe kandidates së PS në atë qark, Kjara Adhami, janë takuar me kandidatët e PD, Tritan Shehu dhe Dasho Aliko. Ka pasur një shtrëngim duarsh nga palët dhe urime.

Screenshot 4
Screenshot 4

Numërohen 4572 kuti nga 5199, ja rezultati

Ora 06:14- Janë numëruar 4572 kuti nga 5199 gjithsej, ndërsa Partia Socialiste vijon të ruajë vendin e parë me 48.7%. PD vijon me 39.4 dhe LSI 6.9%. Sipas mandateve, PS 72, PD 59 dhe LSI 6.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

LSI futet në ‘lojë’ në Durrës, PS humbet një mandat, bie në 72

Ora 05:39 Lëvizja Socialiste për Integrim ka hyrë në garë në Durrës duke fituar momentalisht 1 mandat deputeti.

Me 6.5% të votave LSI siguron një mandat që ia heq PS-së. Socialistët mbeten me 7 mandate në Durrës, ndërkohë në rang kombëtar reduktohen në 72 mandate.

PD qëndron në 6 mandate në Durrës dhe tashmë gara në qytetin bregdetar duket se është në balotazh.

Përfundon numërimi, PS nuk i lëshon 3 mandatet në Gjirokastër, PD merr 1

Ora 03:45 Gjirokastra është qarku i parë në jug që përfundon procesin e numërimit të votave. Nga 207  QV në total të numëruara, PS ka 53.8% të votave përkthyer në 3 mandate.

Nga ana tjetër PD ka 30.7% të votave ose 1 mandat. Ndërkaq LSI me 12.7% të votave nuk merr asnjë mandat.

Edhe 1 QV për t’u numëruar, PS ruan 8 mandatet në Vlorë, PD merr 4

Ora 03:39 Teksa ka ngelur edhe një qendër votimi për t’u numëruar në Vlorë tashmë rezultati është i qartë. PS me 57.9% të votave merr 8 mandate, ndërkohë që PD me 31.5% të votave merr 4 mandate.

LSI nga ana tjetër nuk siguron dot mandat teksa ka 6.1% të votave.

Ora 02.20-  Mbyllet procesi i numërimit të votave në KZAZ numër 90, Bashkia Sarandë me 53 QV. Këto janë rezultatet:

PS merr 7842 vota ose 53 për qind

PD merr 5061 ose 33 për qind

LSI merr 1480 ose 10 për qind.

Numërohen mbi 80% të votave në gjithë Shqipërinë, ja si ndahen mandatet mes PS, PD dhe LSI

Ora 01:43 Tashmë janë numëruar mbi 80% e votave në gjithë Shqipërinë, ose 4 mijë e 201 qendra votimi nga 5199 gjithsej.

Numërimi ka përfunduar në dy qarqe, Kukës e Dibër, të dyja të fituara nga Partia Demokratike.

PS nga ana tjetër kryeson në 8 qarqe, dhe deri tani siguron 73 mandate.

PD nga ana tjetër ka 59 mandate, kurse LSI 5, së bashku shkojnë në 64. Në lojë është dhe PSD që ka 3 mandate deri tani, 2 në Shkodër dhe 1 në Tiranë.

Përfundon numërimi i votave në Dibër/ PD ‘përmbysi’ rezultatin, fiton 3 mandate, PS merr 2

01:33 Është përmbyllur procesi i numërimit të votave në Qarkun e Dibrës. Janë numëruar të gjitha QV e këtij qarku, që janë 227 gjithsej.

Partia Demokratike ka arritur të përmbysë rezultatin, duke marrë 3 mandate deputetësh, ndërsa PS ka marrë 2 mandate.

Fillimisht, Partia Socialiste ishte në avantazh në këtë qark, por kutitë e fundit kanë nxjerrë fituese Partinë Demokratike.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ariti të marrë mandat deputeti në Dibër. PD kështu mori 45.1 përqind të votave, PS 44.7 përqind, LSI 6.9 përqind, KPV 0.9 përqind, PSD 0.7 përqind.

Del rezultati në Bashkinë e Korçës, PS kryeson me vetëm 109 vota më shumë se PD-LSI

Ora 00:00 Bashkia e Korçës duket se ka qenë fare afër balotazhit në këto zgjedhje. PS kryeson pas përfundimi të numërimit të votave me vetëm 109 vota më shumë se PD dhe LSI së bashku.

Numërimi tashmë është mbyllur edhe për këtë Bashki në juglindje.

REZULTATI NË BASHKINË E KORÇËS

Kzaz 74(103q.v)

PS 14160

PD 12035

LSI 1506

Kzaz 73(56 q.v)

PS 6677

PD 6228

LSI 959

Të dyja KZAZ e Bashkisë Korçë

PS 20837

PD 18263

LSI 2465

Mbyllet numërimi në qarkun e parë, PD fiton Kukësin me 2 mandate, PS forcë e dytë

Ora 23:30 Ka përfunduar numërimi në qarkun e parë në Shqipëri. Bëhet fjalë për Qarkun e Kukësit, në të cilin sapo janë numëruar të gjitha kutitë e votimit, në të 141 qendrat e votimit. Në këtë qark, fituese ka dalë Partia Demokratike, e cila ka marrë dy mandate, ndërsa forcë e dytë është Partia Socialiste me një mandat.

PD ka fituar me 62.3 % të votave, përkatësisht 24071 vota, ndërsa PS ka marrë 35.8% të votave, ose 13856 vota.

ORA 23:00 Janë numëruar 3921 QV nga 5199 gjithsej. PS kryeson me 73 mandate, PD 59, LSI 5 si edhe PSD 3 mandate. PS kryeson ne 8 qarqe te vendit.

Ora 21:45 PSD merr një tjetër deputet, duke e çuar numrin e tyre në 3. PS deri më tani ka siguruar 73 mandate, ndërsa PD ka humbur një vend, duke shkuar në 59.

Numërohen 3868 kuti nga 5199 në total, PS vijon të kryesojë
Ora 22:45- Deri më tani janë numëruar 3868 kuti. PS ka 552954 vota ose 48.8%, PD ka 445330 vota ose 39.3%, LSI 77464 vota ose 6.9%, PSD 25266 vota ose 2.2%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 72 mandate, PD 59, LSI 6 dhe PSD 3.

Numërohen 3405 kuti nga 5199 në total, PS vijon të kryesojë
Ora 19:50- Deri më tani janë numëruar 3405 kuti. PS ka 483078 vota ose 48.8%, PD ka 388584 vota ose 39.3%, LSI 67786 vota ose 6.9%, PSD 21749 vota ose 2.2%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3.

Numërohen 3120 kuti nga 5199 në total, PD i merr PS një mandat
Ora 18:30-Deri më tani janë numëruar 3120 kuti. PS ka 441773 vota ose 48.8%, PD ka 355543 vota ose 39.3%, LSI 62641 vota ose 6.9%, PSD 19538 vota ose 2.6%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 75 mandate, PD 58, LSI 5 dhe PSD 2.

Numërohen 2988 kuti nga 5199 në total, në avantazh PS
Ora 17:40- Deri më tani janë numëruar 2988 kuti. PS ka 422988 vota ose 48.9%, PD ka 339667 vota ose 39.3%, LSI 60135 vota ose 7.0%, PSD 18197 vota ose 2.1%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 76 mandate, PD 57, LSI 5 dhe PSD 2.

Numërohen 2748 kuti nga 5199 në total, kryeson PS
Ora 16:30- Deri më tani janë numëruar 2748 kuti. PS ka 386479 vota ose 48.8%, PD ka 311206 vota ose 39.3%, LSI 55573 vota ose 7.0%, PSD 16835 vota ose 2.1%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 76 mandate, PD 57, LSI 5 dhe PSD 2.

Numërohen 2370 kuti nga 5199 në total, kryeson PS
Ora 14:35-
Deri më tani janë numëruar 2351 kuti. PS ka 330086 vota ose 49.2%, PD ka 261164 vota ose 38.9%, LSI 47930 vota ose 7.1%, PSD 12604 vota ose 2.1%. Diferenca mes dy poleve është 3.2%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 77 mandate, PD 56, LSI 5 dhe PSD 2.

Numërohen 2211 kuti nga 5199 në total, prin PS

Ora 13:45- Lëvizje e lehtë e rezultateve kur janë numëruar 2211 kuti. PS ka 308827 vota ose 49.3%, PD ka 243704 vota ose 38.9%, LSI 44596 vota ose 7.1%, PSD 12604 vota ose 2%. Diferenca mes dy poleve është 3.3%. Me mandate, PS ka deri tani 7 7 mandate, PD 56, LSI 5 dhe PSD 2.

Numërohen 2118 kuti nga 5199 në total, ja si ndahet torta

Ora 13:00- Vazhdon të kryesojë Partia Socialiste teksa janë numëruar 2118 kuti nga 5199 në total. PS ka 49.5% të votave të numëruara deri tani dhe PD-LSI, 45.9%. Diferna është 3.6%.

Diferencë e ngushtë mes dy poleve

Ora 12:00- Nga rezultatet e numërimit të 1968 kutive, PS kryeson me 49.4%, ndërkohë PD 38.9%, LSI 7.1% dhe PSD 2.0%. Nga ana tjetër diferenca mes PS nga njëra anë dhe PD-LSI nga ana tjetër është 3.4%.

Rezultatet e deritanishme, si ndahet “torta” e votave

Ora 11:20- Partia Socialiste ka siguruar deri tani 77 mandate. Nga rezultatet e deri tanishme, pason PD me 55 mandate, LSI me 6 mandate, PSD 2.

Sekretari i LSI në një KZAZ në Fier del me COVID-19 pas testit nga DSHP

Ora 11: 15- Një përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier ka dalë me COVID-19 gjatë numërimit. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se sekretari i LSI në KZAZ nr. 59 Kledjus Ahmeti ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Punonjësit e DSHP kanë mbërritur në KZAZ 59 në Fier duke i bërë testin e shpejtë, i cili ka dalë pozitiv. Vëzhguesi i KZAZ 59 kishte simptoma si ethe dhe temperaturë e ndërsa është larguar nga KZAZ-ja pas rezultatit.

Veliaj: PS shallet fituese në Bërzhitë. Do të rinisim menjëherë me procesin e rindërtimit

Ora 10:21 Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, njëherazi dhe kryebashkiaku i kryeqytetit, deklaroi se Partia Socialiste ka korrur një fitore të thellë në zonën e Brezhitës. Ai tha se menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, Partia Socialiste do të nisi punën në këtë zonë, për të përfunduar ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti.

Ai gjithashtu, i bëri thirrje komisionerëve që të mos ndërpresin numërimin, por i nxiti ata që procesi të vijojë sa më shpejt që rrjedhimisht edhe rezultati të dalë po me të njëjtat ritme.

“Në kushte sfiduese, prej pandemisë, tërmetit, meritën më të madhe e ka miku i Xhemal Qefalia. Edhe pse kemi një fitore të jashtëzakonshme në Brezhitë do iu shërbejmë njësoj. Kur kemi pasur problematika, nuk i kemi shërbyer për teserën e partisë, por i kemi shërbyer njerëzve me respekt.

Mezi pres që me deputetin e rikonfrimuar Qefalinë, ne kemi bërë disa shkolla, ndërkohë duhet të çojmë deri në fund rindërtimin e plotë dhe tani që ka hapur koha dhe pas shirave të motit dhe shtrëngatave të politikës do të gjendemi në terren.

Të gjithë janë të lodhur, por dua të kujtoj që disa prej numëruesve, janë ende duke pritur që të kthehen kolegët e tyre. Partitë kanë tradita të ndryshme, nuk mund të kërkosh pushim në vetëm pas tre orësh numërim”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë kandidati për deputet i kësaj zone, Xhemal Qefalia, shprehu falenderimin e tij për gjithë votuesit e kësaj zone.

“Dua të falenderoj shtabin elektroaltë Brezhitës. Ne do të vijojmë shtëpitë që s’kanë përfunduar, ndaj ishte edhe fitore spektakolare. Faleminderit shumë skuadra”, u shpeh Xhemalia.

(BalkanWeb)

Numërohen 1665 kuti votimi. PS kryeson me 50.4% të votave, PD-LSI ndjekin me 46.6%

Ora 10:10 Numërohen 1665  kuti votimi, nga 5199 në total. PS prin me 50.4%, PD dhe LSI 46.6%. PSD ka 2%.

Numërohen 1548 kuti nga 5199 në total, prin PS

Ora 09:10- Numërohen 1548 kuti votimi, nga 5199 në total. PS prin me 506%, PD dhe LSI 46.4%. PSD ka 1.9%.

Numërohen 1331 kuti nga 5199 në gjithë vendin, PS e para me 50.7% të votave

Ora 08:00- Kur janë numëruar 1331 kuti nga 5199 në gjithë vendin, PS kryeson me 50.7% të votave, PD dhe LSI kanë 46.3%.

Numërohen 1203 kuti nga 5199, prin PS

Ora 7:15- Numërohen 1203 kuti nga 5199 në total, PS prin me 50.9%, PD dhe LSI me 46.1% të votave, PSD me 1.9%. E përkthyer në mandate, 74 mandate, PD dhe LSI 63 mandate

Numërohen 956 kuti nga 5199, PS kryeson me 50.8%

Ora 06:20- Janë numëruar 956 kuti nga 5199 në total dhe PS kryeson me 50.8%, PD e dyta me 39% dhe LSI me 7.1%, PSD 2%. E përkthyer në mandate, PS 64, PD 52, LSI 6 dhe PSD 3.

Numërohen mbi 22% të votave në Vlorë, PS kryeson me mbi 58% të votave, PD-LSI 41%

Vlora ishte qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime, teksa PS sërish kryeson me mbi 58% të votave.

PD-LSI ndjekin së bashku me 41.1% të votave.

Në Vlorë janë numëruar 22% të votave duke përmbyllur tashmë 101 nga 445 QV.

Numërohen mbi 25% të votave në Kukës, PD thuajse sa dyfishi i PS

Ora 05:33 Partia Demokratike udhëheq bindshëm në qarkun e Kukësit duke pasur edhe epërsinë më të lartë në gjithë Shqipërinë.

63.4% të votave ka PD në Kukës pas numërimit të mbi 25% të fletëve nga QV-të e qarkut.

PS nga ana tjetër ka 35.3%, ose thuajse gjysmën e votave të PD në këtë qark.

Numërohen fletët e 700 QV, PS vijon kryesimin me 51.2%, PD-LSI bashkë 45.8%

Ora 05:13 Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në 700 QV në gjithë Shqipërinë. PS vijon të mbajë kryesimin me 51.2% të votave ose 94 mijë e 415 vota, kurse PD dhe LSI ndjekin me 45.8% të votave ose 84 mijë e 379.

Diferenca mes PS dhe PD-LSI pas 700 QV-ve të para është 10 mijë e 36 vota.

Gjirokastra e para, numërohen 30% të votave, PS kryeson me 54.8%, PD-LSI ndjekin me 43.5%

Ora 05:00 Gjirokastra është qarku që ka ecur më përpara me numërimin e votave. Deri më tani janë numëruar fletët e votimit të 63 QV, nga 207 në gjithë qarkun.

Duket dukshëm një kryesim i pastër i PS me 54.8% ose 6 mijë e 990 të votave, ndërkohë që ndjekin PD dhe LSI me së bashku 43.% të votave.

Përballje  e ‘fortë’ në Sarandë, PD-LSI kryesojnë ndaj PS, por me diferencë të ngushtë

04:59 Shtatë kutitë e para në Sarandë kanë prodhuar një rezultat surprizë. Nga shifrat, del se PD-LSI janë në avantazh me 865 vota.

Por në krahasim me PS, diferenca është vetëm 18 vota, pasi socialistët kanë 847.

Rezultati në nivel mandatesh/ PS deri tani merr 69 mandate, PD-LSI me 53, PSD ka 3

04:30 Teksa janë numëruar fletët e votimit në 482 QV, PS rezulton se merr 69 mandate. Nga ana tjetër PD dhe LSI së bashku shkojnë në 53 mandate. PSD nga ana tjetër ka 3 mandate deri tani.

Kujtojmë se nga 5222 qendra votimit janë numëruar 482. Nga ana tjetër në nivel shifrash deri në 04:30 ka 63 mijë e 434 vota, kundrejt 47 mijë e 553 votave të PD dhe 8 mijë e 497 të LSI.

PD kryeson në Lezhë

04:30 – Në qarkun e Lezhës, janë numëruar 21 QV nga gjithsej 251 të tilla. PD ka marrë 46.9 për qind të votave, PS është e dyta me 42.3 për qind dhe LSI ka marrë 8.2 për qind të votave.

PD dhe PS “kokë më kokë” në Dibër

04:28 – Në Qarkun e Dibrës, PS dhe PS kanë një diferencë tepër të vogël votash. PD deri tani ka marrë 46.9 për qind të votave, kurse PS 45.1 për qind. LSI ka marrë 6.2 për qind të votave.

Në Durrës, PS udhëheq bindshëm

04:26- Në Durrës, janë numëruar 5 QV nga 481 gjithsej. Nga votat e numëruara, 68.5 për qind janë për PS, 27.7 për qind për PD dhe LSI ka marrë 1.7 për qind të votave.

PS parti e parë edhe në Tiranë

04:24- PS është parti e parë edhe në Tiranë. Partia Socialiste ka marrë deri tani 53.5 për qind të votave. PD 35.8 për qind dhe LSI 6.4 për qind. Janë numëruar 63 nga 1243 QV.

Edhe Elbasani udhëhiqet nga PS

04:22 – Në Elbasan, janë numëruar 59 nga 510 QV në rang qarku. PS udhëheq me 56.3 për qind të votave, PD ka 37.3 për qind të votave, LSI 4.4 për qind.

PS forcë e parë në Korçë

04:20 – Në Korçë janë numëruar në rang qarku 37 nga 432 QV. PS ka marrë deri tani 49.2 përqind të votave, PD 40.2 përqind, LSi 8.7 përqind të votave.

Fierin e kryeson PS, ndjekin me diferencë të voglë PD-LSI

04:18 – Në qarkun e Fierit, janë numëruar 475 QV nga 5 222 gjithsej. PS ka marrë 51.1 përqind të votave. PD ka marrë 38.9 përqind dhe LSI ka arritur të marrë 6.9 përqind të votave.

PS udhëheq në qarkun e Beratit

04:16 – Edhe në qarkun e Beratit, udhëheq PS. Janë numëruar në këtë qark, 31 QV nga gjithsej 278. PS ka marrë 55.2 përqind të votave, PD 32.7 përqind dhe LSI 10.9 përqind.

Gjirokastritët zgjedhin Partinë Socialiste

04:14 – Në qarkun e Gjirokastrës, janë numëruar 48 QV nga 207 gjithsej. PS udhëheq me 54.8 përqind të votave, PD ka marrë 29.9 përqind, LSI ka arritur të marrë 13.7 përqind të votave.

Në Vlorë, PS merr mbi 60 përqind të votave

04:12 – Në Vlorë, janë numëruar 62 QV nga 442 gjithsej. PS ka marrë deri tani 61 përqind të votave, PD 30.4 përqind dhe LSI 6.6 përqind.

Në Qarkun Kukës, PD udhëheq bindshëm

04:05- Në qarkun e Kukësit, PD udhëheq bindshëm me 64.9 përqind të votave. Ndërsa, PS ka marrë 34.1 përqind të votave në total.

Në Qarkun Shkodër, udhëheq PD, edhe PSD fiton 18.5 përqind të votave  

Ora 04:00 – Në qarkun e Shkodrës, janë numëruar 22 QV nga 411 gjithsej. PD udhëheq me 39.8 përqind, më pas vjen PS me 32.l përqind, PSD 18.5 përqind, LSI 7.5 përqind.

REZULTATI KOMBËTAR/ PS kryeson me 51.7% të votave pas numërimit të 330 QV, ja sa marrin PD-LSI

Ora 03:54 Pas numërimërimit të 330 qendrave të votomit, në rang kombëtar PS kryeson me 51.7%  të votave, ose përkthyer ndryshe 43 mijë vota. PD nga ana tjetër renditet e dyta me 38.9% ose 32 mijë e 369, por bashkë me LSI që ka 6.9% të votave të numëruara shkon në 45.8%.

Përkthyer në mandate PS merr 50 deputetë deri tani, kurse PD-LSI shkojnë në 38.

Në Delvinë, PS në epërsi ndaj PD-LSI

Ora 03:00 Në KZAZ 89 të Delvinës, QV 4649, PD ka marrë 37 vota, PS 114 vota, LSI 24 vota dhe 8 kanë dalë të pavlefshme.

Në KZAZ 89, QV 4614 të Delvinës, kanë dalë këto rezultate: PS 94 vota, LSI 37 vota, të pavlefshme 12 vota.

Në QV 4631 të KZAZ 89 Delvinë janë këto rezultate: PS 86 vota, PD 72 vota, LSi 14, të pavlefshme 16 vota.

Numërohen kutitë e para në Sarandë, PS në avantazh

Ora 02:55 Janë numëruar dy kutitë e para në KZAZ 90 të Sarandës.

Rezulton se PS ka marrë në këta dy kuti 245 vota, PD 168 dhe LSI 39 vota. Në 3 kutitë e para, në Sarandë është ky rezultat: PS 354 vota, PD 231, LSI 68 vota. Pesë kutitë e hapura të parat në Sarandë kanë këtë rezultat: PS 619 vota, PD 503 dhe LSI 133 vota.

Nis numërimi në Bashkinë e Finiqit, PS në avantazh ndaj PD

Ora 02:24 Finiqi ka nisur numërimin e votave, teksa në kutitë e para PS është në avantazh.

150 vota ka marrë deri tani PS kundrejt 48 votave të PD.

Deri më tani janë numëruar 4 kutitë e para, raporton gazetarja Shpresa Dine.

Numërohen 4 kutitë e para në Patos, kryeson PS me 721 vota

Ora 02:16 Numërohen katër kutitë e para në Bashkinë e Patosit ku duket një avantazh i PS nga PD-LSI.

721 vota ka marrë PS nga qendrat e votimit Siqecë-Drenie, Gjinoqare, Ruzhdie dhe Kasnice, kurse PD-LSI së bashku kanë 518.

Rezultati paraprak nga Kombinati, numërohen dy kutitë e para, kryeson PS

Ora 01:38 Në KZAZ Nr.36 në Kombinat janë numëruar dy kutitë e para. Gazetari Erion Skëndaj raporton për BalkanWeb se në bazë të shëimeve të vëzhguesve, PS kryeson tek të dyja.

Përkatësisht PS ka nga 174 dhe 172 vota nga qendrat e votimit, kurse PD dhe LSI së bashku nga 136 dhe 126 vota.

Numërohen 5 kutitë e para në Fier, PS merr mbi 1000 vota

Ora 01:30 Janë numëruar 5 kutitë e para në qarkun e Fierit. Rezulton se në këto kuti, për PS ka 1015 vota, për PD 642 dhe për LSI 92 vota.

Numërohen 5 kutitë e para në Devoll, kryesojnë PD-LSI, ndjek PS

Ora 01:17 PD kryeson në Devoll me 887 vota teksa janë numëruar 5 kutitë e para. Nga ana tjetër PS ka 662 vota kurse LSI 127 vota.

Numërimi ka filluar edhe në dy KZAZ në qytetin e Korçës.

Ora 01:05 – Nis procesi i numërimit të votave të shkolla “Vasil Shanto” në Tiranë

Ka nisur procesi i numërimit të votave te shkolla “Vasil Shanto” në Tiranë. Po ashtu, ka filluar procesi i numërimit edhe tek zona e Kombinatit.

Ora 01:03 – Përfundon numërimi në dy qendra votimi në Has, PD merr 200 vota, PS 143

Ka përfunduar procesi i numërimit në dy qendra votimi në Has.

Rezulton se në këto qendra të votimit, PD ka marrë 200 vota, ndërsa PS ka arritur të marrë 143 vota.

PS kryeson në tre kutitë e para të votimit në Përmet

Ora 01:02 PS kryeson në Përmet teksa janë hapur tre kutitë e para të votimit. Saktësisht janë hapur kutitë e qendrave të votimit në Çarçovë, Stërmbev, Draçovë

PS tek qendra e parë kryeson me 87 vota, kurse PD-LSI ndjekin me 59, Tek qendra e dytë PS 64 vota, kurse PD-LSI 41, ndërsa tek e treta PS ka 85 vota ndërsa PD-LSI 7 më pak, 85 vota.

Numërohen votat në disa fshatra në Këlcyrë, PS ka më shumë vota

Ora 00:45 Janë numëruar votat në disa fshatra të Bashkisë së Këlcyrës.

Kështu, janë numëruar votat në fshatrat Maxhan dhe Ballaban. PS kryeson ndaj PD-së dhe LSI-së.

Maxhan/ Këlcyrë

PD 47

PS 46

LSI 5

Ballaban/Këlcyrë

PS 73

PD 63

LSI 11

Ballaban /Këlcyrë

PD 108

PS 152

LSI 9

Në total

PS 271

PD 218

LSI 25

Hapen katër kutitë e para në Roskovec, kryeson Partia Socialiste

Ora 00:45 Hapen katër kutitë e para në Bashkinë e Roskovecit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se në Kuman dhe Marinëz kryeson PS.

Në Kuman, PS ka marrë në dy kuti nga 174 dhe 146 vota, PD 153 dhe 146, kurse LSI 16 dhe 53.

Në Marinëz, PS nga 211 vota tek dy kutitë e votimit, PD 148 dhe 159 kurse LSI 20 dhe 13..

Ambasadorja amerikane përsërit thirrjen: Kandidatët të presim me durim rezultatin. Numëruesit të bëjnë punën me integritet

ORA 00:36 Në një prononcim për mediat nga qendra e votimit te shkolla ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre, tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet.

“Ne do ta shohim procesin nga afër. Votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre, tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet. Dhe unë besoj se do ta bëjnë.” u shpreh ambasadorja Kim, ndërsa apeloi kandidatët e subjekteve politike të presin me durim rezultatin.

“Është koha për ta që të qetësohen të kenë durim të presin rezultatin dhe kur ai të certifikohet ata duhet t’i pranojnë ato. Le të shohim se si do të shkojë procesi.” tha ambasadorja Yuri Kim.

Del rezultati i parë dhe nga Poliçani, kryeson PS me 130 vota, ndjekin LSI-PD me 104

Ora 00:31 Është numëruar kutia në një qendër votimi në Poliçan. PS ka marrë 130 vota, ndërkohë që ndjek LSI me 63 dhe PD me 41.

Në total votuan 258 qytetarë, teksa 1 votë ka marrë Aleanca Bashkimi Popullor dhe 2 Partia Lëvizja e Re. 21 vota të tjera kanë qenë të pavlefshme.

Del rezultati i parë nga Tepelena, PS kryeson me 127 vota, ndjekin PD-LSI me 79

Ora 00:26 Ka dalë rezultati i parë nga Bashkia e Tepelenës. Në qendrën e parë të votimit të numëruar, në Sinanaj, PS ka fituar bindshëm me 127 vota.

Ndërkohë PD-LSI së bashku kanë marrë 79 vota.

Hapen 5 kutitë e para, fillon numërimi edhe në Berat

Ora 00:25 Berati bëhet qarku i radhës që fillon numërimin e votave. Gazetarja Eneida Petova raporton se janë hapur 5 kutitë e para.

Bëhet fjalë për kutitë që po numërohen tek Pallati i Kulturës që është kthyer tashmë në një QNV.

Përfundon numërimi i votave në fshatin Çiflik të Konispolit/ PS merr 138 vota, më pak se në zgjedhjet e 2017

Ora 00:20Ka përfunduar numërimi në fshatin Ciflik, QV 4707, KZAZ 92, në Konispol. Deri më tani, rezulton se PS ka marrë 138 vota, PD 79, LSI 8.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanëeb” se në zgjedhjet e 2017 në Ciflik të Konispolit PS kishte marrë 142 vota, ndërsa në votimet e sotme ka marrë 138.

PD në zgjedhjet e 2017 kishte marrë 60 vota, kurse sot 79 vota.  LSI ka pësuar një rënie, nga 32 vota në 2017, sot mori 8 vota.

Nis procesi i numërimit në Bashkinë e Gramshit

Ora 00:14 Procesi i numërimit të votave ka filluar edhe në Bashkinë e Gramshit. Janë 4 grupe numërimi që po ndjekin procesin, teksa bëhet fjalë për KZAZ Nr. 51, raporton gazetari Shkëlzen Henkoja.

Përfundon numërimi në Bashkinë e parë të vendit, Partia Socialiste fiton në Pustec

Ora 00:12 Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend, Pustec, ku janë numëruar kutitë në 7 qendrat e votimit.

PS ka marrë në total 868 vota, ndjekur nga PD me 473 vota kurse LSI me 168.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 13 vota; në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota, ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 245 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.

Në fshatin Goricë e Vogël, PS kryeson me 88 vota, PD me 43 kurse LSI me 8 vota. Kurse në Diellas, PS fiton me 94 vota, PD me 47 dhe LSI me 22.

Ndërkohë PD ka arritur të fitojë në qendrën e gjashtë, atë të fshatit Gollomboç me 40 vota, PS ndjek me 34 kurse LSI ka marrë vetëm 7 vota.

Edhe në qendrën e shtatë, Lajthizë-Zaroshkë, PS fitoi me 130 vota, PD ndjek me 52 kurse LSI me 44.

Mësohet se në Pustec janë 7 qendra votimi, që po numërohen nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.

Del rezultati i tre kutive të para në Memaliaj, PS kryeson me 395 vota, ndjekin PD-LSI me 273

Ora 23:59 Ka dalë rezultati i tre kutive të para të hapura në Memaliaj. PS ka grumbulluar 395 vota, PD 192 kurse LSI 81, raporton gazetarja Brikena Metaj.

Saktësisht janë numëruar kutitë e qendrave Qesarat, ku PS ka 148, PD 78 kurse LSI 36, si dhe dy kuti në Buz, ku PS ka marrë nga 147 dhe 100, PD 78 dhe 49 dhe LSI 9 dhe 36.

PS në këto tre kuti në Memaliaj kryeson edhe ndaj PD-LSI së bashku që kanë 273 vota.

Përfundon numërimi në 6 qendrat e para të votimit në Pustec, kryeson PS, ja sa vota marrin PD e LSI

ORA 23:44 Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend, ku është përfunduar numërimi i kutive në tre qendrat e para të votimit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 13 vota; në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota, ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 245 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.

Ndërsa në fshatin Goricë e Vogël, përkatësisht qendra e katërt e votimit, PS kryeson me 88 vota, PD me 43 kurse LSI me 8 vota. Numërimi ka përfunduar edhe në qendrën e pestë të votimit, në Diellas, me rezultatin PS 94 vota, PD 47, LSI 22; dhe në qendrën e gjashtë, Gollomboc, me PS 34 vota, PD 40 vota dhe LSI 7 vota.

Mësohet se në Pustec janë 7 qendra votimi, që po numërohen nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.

Nis procesi i numërimit të votave në Memaliaj, Konispol, Devoll e Roskovec

ORA 22:45 Ka nisur procesi i numërimit të votave në Qarkun në Bashkinë e Memaliajt, të Konispolit, Devollit dhe Roskovecit.

VOTIMI

Të dielën e 25 prillit rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Qarku Kukës është ai që nxjerr më pak deputetë, vetëm 3. Ndërkohë që nga Tirana, e cila ka dhe numrin më të madh të popullsisë në vend, përftohen 36 mandate ligjvënësish. Në këto zgjedhje parlamentare, garuan 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit u identifikua nga një numër e jo emri i tij. Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë. Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë.

Për herë të parë në Shqipëri po aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi u instalua pajisje elektronike, të cilat kryen identifikimin elektronik të zgjedhësve. Një mjet ky i cili mundësoi shmangien e votimit të dyfishtë, votimit familjar apo votimit për një person tjetër. Ndërkohë në Zonën Administrative Zgjedhore Nr. 40, e cila përkon me Njësinë Administrative Nr. 10 në Tiranë, u zbatua projekti pilot për votim dhe numërim elektronik. Votuesit votuan në pajisjen elektronike si për subjektin politik, ashtu edhe për kandidatin preferencial. Zgjedhjet e së dielës kanë tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, ku u angazhuan në vëzhgimin e tyre. Vëmendja ishte kudo, por të ashtuquajtura zona të nxehta tërhoqën më shumë syrin e vëzhguesve ndërkombëtarë, për të cilët standardet e zgjedhjeve mbizotërojnë mbi gjithçka.

Zgjedhjet e 25 Prillit u zhvilluan në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19. E për këtë çdo votues ishte i pajisur me mjetet mbrojtëse gjatë këtij procesi.
As në këto zgjedhje, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk mundën të votonin. Votimin e tyre, politika ia la në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por ky mbeti vetëm një projekt në letër dhe faji për dështimin mbeti rrugëve.

“Të tregojmë durim derisa sa fitorja në kutitë e votimit të numërohet”, Veliaj: Exit Poll e projeksionet tona nxjerrin PS fituese me 71-72 mandate

ORA 21:30 Me një falënderim për mbështesit e stafet bashkëpunuese e nisi fjalën e tij, drejtuesi politik i PS për Tiranën, Erion Veliaj. Në një prononcim për mediat nga selia , Veliaj u shpreh entuziast ndërsa tha se Exit Poll e projeksionet e tyre nxjerrin PS fituese.

“Lajmi i parë që morëm është që të gjitha sondazhet në Shqipëri na kanë nxjerrë fitues në Republikë me 71-72 mandate. Lajmi i dytë më i mirë është që projeksionet tona si në Tiranë edhe në të gjithë Shqipërinë janë më shume se 72 mandate, por  si projeksionet e Exit Poll edhe tonat do duhet të presin me shume durim procesin e numërimit. Ndaj do të duhet të falënderoj ata që shërbyen si komisionerë, monitorues, patronazhistë, por në finale duhet të presim procesin e numërimit.

Të tregojmë durim teksa fitorja në kutitë e votimit në Tiranë e gjithë Shqipërinë të numërohen. Vota është një kontratë e shenjtë duhet të lexohet me respektin më të madh. Fakti që sondazhet nxjerrin PS forcë fituese, do t ju kërkoj të respektojmë numërimin deri në fund dhe nesër të kemi mundësi të falenderojmë ata që kontribuan e t’i shtrijmë dorën edhe kundërshtarëve tanë, për të filluar një rrugëtim të ri për Shqipërinë.” tha Veliaj.

“Verdikti i popullit është në kutitë e votimit”, Basha: Fitore për popullin shqiptar, fitore për Aleancën për Ndryshim

ORA 21:07 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot për herë të parë në një komunikim për mediat pas mbylljes së procesit të votimit.

Teksa mbështetësit e prisnin me duartrokitje dhe ovacione në kor me thirrjen; “Rama ka mbaruar punë”, Basha tha se fitorja ishte e qartë për popullin shqiptar.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, Për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionarët do ta mbyllin me sukses këtë proces. Siç kam edhe në fushatë, në fund të këtij procesi Shqipëria fiton.”, -tha Basha.

Tensione gjatë mbylljes së procesit të votimit në Fushë Arrës, i riu plagos me thikë policin

ORA 20:30 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Arrëz, ku një i ri ka plagosur me thikë një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Celibashi thirrje krerëve të partive: Tregoni vetëpërmbajtje, askush s’e di kush ka fituar, çdo deklarim nuk i shërben procesit

ORA 20:29 Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, jep tjetër mesazh për krerët e politikës shqiptare, teksa pritet të nisë procesi i numërimit të votave. Në një mesazh në rrjetet sociale, Celibashi iu kërkon subjekteve politike që ta përcjellin me qetësi procesin e numërimit të votave.

Më tej, kreu i KQZ iu kërkon lidershipëve që të tregojnë vetëpërmbajtje, në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar procesin.

“Ju bën thirrje subjekteve zgjedhore, që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi pasi askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje. Duhet të presim që të numërohen fletët e votimit, për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve të datës #25prill2021. Çdo deklarim pa nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme që duhet të shoqërojë procesin e numërimit të votave. Lidershipi politik duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurtë dhe transparent”, thekson kreu i KQZ.

Rama: Numëroni me përgjegjësi votat, patronazhistët e dinë kush ka votuar e kush jo!

ORA 20:24 Kryetar i PS, Edi Rama, ka dalë në një deklaratë për media në përfundim të procesit të votimit, ku tashmë pritet të nisë procesi i numërimit. Rama iu bëri thirrje komisionerëve dhe numëruesve që të tregojnë përgjegjshmëri në numërimin e votave.

Ai foli sërish për patronazhistët, duke thënë se ata e dinë se kush ka votuar dhe kush jo, ndërsa sa i takon sondazheve dhe exit-polleve të para, Rama u shpreh se votat janë në kuti.

“Dua t’iu them të gjithëve, në radhë të parë socialistëve, se votat janë në kuti që të gjitha. Populli ka folur, tani duhet të dëgjojmë popullin dhe detyra jonë, e cdo numëruesi dhe cdo vëzhguesi, në cdo qendër numërimi, është që me përgjegjësinë më të lartë qytetare dhe ligjore të kontribuojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat, që janë në kuti. Hamendjet, sondazhet, exit-pollet, pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse, përsëri i përkasin thjesht dhe vetëm parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit, që është rezultati i ndeshjes. Kështu që ju lutem shumë të gjithëve përqendrohuni në detyrën tuaj dhe, dua ta përsëris atë që tha Bora edhe në emrin tim, një falënderim nga zemra për të gjithë patronazhistët tanë, në të gjithë territorin, që kanë bërë një punë mbresëlënëse. Ata janë që e dinë më mirë se gjithë tjerët kush ka votuar dhe kush s’ka votuar. Duke qenë se në zonat e tyre ata janë të bindur për rezultatin e punës, unë dua të siguroj që të bindur janë edhe gjithë të tjerët në të gjitha zonat”, tha Rama.

Nis transportimi i kutive të votimit në qendrat e numërimit, pritet të nisë numërimi i votave, sfidë rezultati për 48 orë

ORA 19:45 Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, në të gjitha qarqet e vendit ka nisur transportimi i kutive të votimit në qendrat e numërimit. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, deklaroi në mbyllje të procesit të votimit, se sapo të transportohen kutitë e votimit nëpër qendrat e numërimit, do të nisë procesi i numërimit të votave.

Siç thekson KQZ, rezultati i partive apo koalicioneve mund të dalë brenda 48 orëve, për të vijuar më tej me rezultatin për kandidatët për deputetë.

Mbyllet procesi i votimit/ Kryemadhi: Fitorja është e jona! Mos lëshoni asnjë milimetër, ta çojmë deri në fund procesin pa provokime

ORA 19:16 Pas mbylljes zyrtarisht të procesit të votimit në vendin tonë, vjen një mesazh nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Kryemadhi tha se fitorja ishte e tyre.

Mes të tjerash ajo bëri thirrje që mos të lëshohet asnjë milimetër dhe të çohet procesi deri në fund.MESAZHI I KRYMADHIT
Urime! Fitorja është e jona! Tani mos lëshoni asnjë milimetër, ta çojmë deri në fund procesin pa provokime duke numëruar edhe votën e fundit.

“Do të nisë menjëherë numërimi”, Celibashi: Rezultati për partitë brenda 48 orëve, lidershipët duhet të kuptojnë se tani ka nevojë për qetësi

ORA 19:20 Në përfundim të orarit zyrtar të procesit të votimit, kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, iu kërkoi të gjithë krerëve të partive politike që të ruajnë qetësinë, gjatë numërimit të votave.

Celibashi tha se KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet që rezultati për partitë dhe koalicione të dalë brenda 48 orëve. Kreu i KQZ theksoi se do të nisë menjëherë numërimi i votave, sapo të përmbyllet totalisht procesi i votimit dhe të transportohen kutitë në vendet e numërimit.

“Nga informacionet që ka KQZ, rezulton se ky proces zgjedhor u karakterizua nga qetësia dhe siguria. Natyrisht që nuk mund të shpëtonim nga disa episode, por në përgjithësi mund të thuhet që ishte një proces zgjedhor, ose proces votimi, në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Dua të jem i sinqertë e të pranoj se ka qenë një tension i madh në KQZ, në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik, për faktin se ishte një proces shumë i vështirë nga shumë pikëpamje, që do duhej dhe u realizua në një kohë të shkurtër.

Dua të them se janë më pak se 200 qendra votimi, rreth 167, në të cilat nuk është përdorur pajisja e identifikimit elektronik. Në 86 prej tyre nuk u përdor për faktin se nuk u paraqitën operatorët dhe në pjesën tjetër për shkak të pamundësisë së operatorëve për të përdorur pajisjen. Mendoj që ky projekt mund të konsiderohet me sukses të plotë dhe padiskutim që meritën kryesore e ka nënkomisionerja Pelinku, të cilën gjej rastin ta përshëndes.

45.40 % pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 18:00, në rang vendi

Ora 18:40 Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në votime raportohet të jetë 45.40% në rang vendi. Janë 1920 Qendra Votimi që kanë raportuar nga 5199 në total. Dibra është qarku me pjesëmarrjen më të lartë me 51.42 %, më pas vjen Tirana. E fundit është Vlora që raporton një pjesëmarrje të ulët.

Mesazhi i ambasadores së SHBA për partitë: Kandidatët të bëjnë detyrën, të pranojnë me durim gjykimin e popullit

ORA 18:34 Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë një tjetër mesazh për këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, ku votohet për të zgjedhur parlamentin e ri.Gjatë fjalës së saj, Kim tha se autoriteteve iu duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të numëruar me saktësi votat. Ndërkohë që sipas saj, kandidatët dhe drejtuesit e tyre duhet të presin rezultatin.

“Ky është momenti dhe detyra juaj. Shpresoj që të gjithë do të votojnë e të gjithë autoritetet do të përmbushin përgjegjësit e tyre për të numëruar votat me saktësi. Kandidatët dhe drejtuesit e tjerë do të mundet të bëjnë detyrën e tyre duke pritur me durim, duke pranuar gjykimin e popullit. Qytetarët më kanë thënë se kanë votuar dhe se ndiheshin të sigurt.”, tha ambasadorja nga Elbasani.

PS thirrje qytetarëve nga selia rozë: Votoni, kjo është dita kur politika hesht dhe populli flet!

ORA 17:55  Përmes zëdhënëses, PS ka apeluar qytetarët të marrin pjesë në votime.
“Kush nuk ka votuar ende, le të përfshihet në proces, të shkojë e të votojë. Ushtroni të drejtën tuaj themelore, në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet.

Ndiqni shembullin e atyre, që deri tani e bënë detyrën e tyre. Mos harroni se sa më shumë të merrni pjesë në zgjedhje, aq më shumë politika i merr parasysh hallet tuaja. Votoni”, tha zëdhënësja e PS.

41.24 % pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 16:00, në rang vendi

Ora 17:00 Deri në orën 16:00 pjesëmarrja në votime raportohet të jetë 41.24% në rang vendi. Janë 1967 Qendra Votimi që kanë raportuar nga 5199 në total. Dibra është qarku me pjesëmarrjen më të lartë me 47.8 %, më pas vjen Tirana. E fundit është Vlora që raporton një pjesëmarrje të ulët.

PD tjetër thirrje shqiptarëve: Mos e humbni këtë mundësi. Mos u dorëzoni. Shkoni dhe votoni tani

ORA 16:35 Përmes zëdhënëses Floriana Garo, PD ka apeluar sërish qytetarët të marrin pjesë në votime.
“Mos e humbni këtë mundësi. Mos u dorëzoni. Shkoni dhe votoni tani, mos prisni për momentin e fundit. Shkoni dhe votoni tani, mos prisni per momentin e fundit.

Ky eshte momenti juaj. Ky eshte momenti yne. Mos e humbasim kete moment. Dilni, dhe votoni!” apeloi Garo.

Incident në një qendër votimi në Maliq, burrë e grua dhunohen me karrige nga një vëzhgues i PD

ORA 16:00 Një tjetër incident është shënuar sot në një qendër votimi. Bëhet fjalë për një rast në fshatin Vashmi, në Maliq.

Gazetarja Lorena Kodra raporti në një lidhje live për ‘News24’ se burrë e grua janë goditur me karrige. Një vëzhgues i PD-së ka goditur ciftin, simpatizantë të PS.

Ngjarja ka ndodhur në korridorin e qendrës së votimit. Çifti ka pësuar disa lëndime në trup. Në bashkinë e Maliqit pjesëmarrja e votuesve ka qenë e lartë, rreth 31.7%.

40.86 % pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 në rang vendi

Ora 16:30 Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime raportohet të jetë 40.86% në rang vendi. Janë 1642 Qendra Votimi që kanë raportuar nga 5199 në total. Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të lartë me 47.55 %, më pas vjen Tirana. E fundit është Vlora që raporton një pjesëmarrje të ulët.

Kqz
Kqz

Edhe 3 orë nga mbyllja e procesit, Basha sërish thirrje qytetarëve: Dilni e votoni, është dita juaj!

ORA 15:43 Lideri demokrat Lulzim Basha nga Elbasani bëri sërish thirrjen e tij drejtuar qytetarëve, që t’i drejtohen kutive të votimit. Në një prononcim për mediat Basha tha se sot është dita e qytetarëve, e fuqisë së tyre që shprehet me votë.

“Dua t’ju bëhej një thirrje qytetarëve që s’kanë dalë të votojnë, që të votoni. Se ditë me diell. Në këndvështrimin e përfaqësuesve tan n terren, situata është e mirë. Por mos prisni një shans të dytë, votoni. Kanë ngelur edhe rreth 4 orë.

E kam bërë nga Tirana, po e bëj nga Elbasani, se jemi bërë një lagje. Kjo për shkak të lidhjeve të mia me Elbasanin. Do shkoj edhe në Durrës, ku do të bëjë një thirrje. Mesazhi është i njëjtë. Dilni dhe votoni, është dita juaj, e fuqisë suaj. Nderime për median, për këtë mision të rëndësishëm që keni, të shkoni edhe ju të votoni.”, tha Basha.

38.3 % pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 në rang vendi

Ora 15:30– Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime raportohet të jetë 38.12% në rang vendi. Janë 2254 Qendra Votimi që kanë raportuar nga 5199 në total. Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të lartë me 44.17 %, më pas vjen Tirana. E fundit është Vlora që raporton një pjesëmarrje të ulët.

Tentoi të fotografonte votën, kush është i riu në Shkodër që u shoqërua nga policia (EMRI)

ORA 14:48 Është shoqërohet në polici një i ri në Shkodër, i cili ka tentuar që të fotografojë votën. Ngjarja ndodhi në qendrën e Votimit Nr. 0299, e cila ndodhet në shkollën “Neki Lezha”, në lagjen “Salo Halili”. Rasti në fjalë është konstatuar nga anëtarët e Komisionit.

Me vendimin nr. 3 të datës 25.04.2021 të Qendrës së Votimit është kërkuar ndërhyrja e Policisë. Pas marrjes se vendimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë hyrë brenda Qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi Ditmir Ulqinaku, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.

Pasi ka kryer veprimet, ai ka tentuar të fotografojë votën e tij, por është konstatuar nga anëtarët e Komisionit. Shtetasit D. U. i është bllokuar fleta votimit dhe më pas, nga shërbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme hetimore. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i të riut., për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

35.59% pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 14:00 në rang vendi

Ora 14:45- Deri në orën 14:00 pjesëmarrja në votime raportohet të jetë 35.59% në rang vendi. Janë 2034 Qendra Votimi që kanë raportuar nga 5199 në total. Dibra është qarku me pjesëmarrjen më të lartë me 41.34 %, më pas vjen Tirana. E fundit është Vlora që raporton një pjesëmarrje të ulët.

Whatsapp Image 2021 04 25 At 14.48.55
Whatsapp Image 2021 04 25 At 14.48.55

Ja pjesëmarrja deri në orën 13:00

Ora 13:40- Deri në orën 13:00, pjesëmarrja e votuesve në rang vendi është 31.87%. Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se këto të dhëna janë nxjerrë nga raportimi i 65 Qendrave të Votimit nga 5199 në total. Kukësi është qarku me pjesëmarrjen më të lartë deri tani me 38.69%, Dibra qarku i dytë me 36.85%, më pas Tirana me 35.59%, ndërsa qarku i Vlorës me pjesëmarrjen më të ulët deri tani me 22.58%.

Pjesemarrja 13
Pjesemarrja 13

“Problemet teknike të trajtohen në bashkëpunim me KQZ”, Celibashi apelon: Komisionerët të jenë të qetë, të mos ndikohen nga faktorë të jashtëm politikë!

ORA 12:25 Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë një apel për komisionerët e të gjtiha Qendrave të Votimit në vend.  Përmes një statusi në “Twitter”, Celibashi thekson se atmosfera e punës së komisionerëve duhet të jetë e qetë dhe e pandikuar nga faktorët e jashtëm politik.

Më tej ai thekson se trajtimi i problematikave teknike të bëhet me të gjitha palët politike dhe me KQZ, pasi nënvizon se është mënyra e vetme për të zgjidhur problemin.

“Atmosfera e punës së komisionerëve duhet të jetë e qetë dhe e pandikuar nga faktorë të jashtëm politikë. Ti lemë të qetë të bëjnë punë e tyre. Trajtimi i problematikave teknike në bashkëpunim me të gjitha palët politike dhe me KQZ, mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemit”, tha Celibashi.

Denoncon Kryemadhi: Në QV 1824 vëzhguesit e LSI të vulosura dhe të plotësuara për PS në dhomën e fshehtë, pezullohet procesi

ORA 12:17 Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka denoncuar një parregullsi në procesin e votimit në Qendrën 1824 tek Njësia 5. Kryemadhi deklaroi se nga vëzhguesit e LSI janë kapur dy fletë votimi të vulosura dhe të plotësuara për PS, të vendosura në dhomën e fshehtë.

Pas kësaj është njoftuar KZAZ dhe është pezulluar procesi i votimit. Pritet të sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë për të parë nëse fletët e votimit janë harruar apo i kanë futur vetë dhe më pas nga Kryemadhi paralajmërohet denoncimi penal.

Përplasje mes simpatizantëve të tre forcave politike në Memaliaj, i pranishëm dhe ministri Çuçi

ORA 12:10 “BallkanWeb” ka siguruar pamjet nga një përplasje që ka ndodhur mes simpatizantëve të tre forcave politike, PD, LSI dhe PS. Gazetarja Brikena Metaj, raporton se simpatizantët e PD dhe LSI kanë filmuar votuesit e Partisë Socialiste dhe ky ka qenë shkaku i konfliktit. Mes të pranishmëve në konflikt ka qenë edhe Arianit Arapi, ish-drejtor policie në DPQGJ, aktualisht pjesë e stafit të fushatës të ministrit Blendi Çuçi, ky i fundit i ndodhur në vendngjarje gjatë konfliktit të simpatizantëve.

 

Incidenti në Divjakë, procedohen penalisht dy kandidatë të PD dhe 18 simpatizantë. Policia: Edhe pas thirrjeve për t’u larguar, bllokuan rrugën

ORA 12:02 Procedohen penalisht dy kandidatë të PD në qarkun e Fierit si dhe 18 simpatizantë. Enkelejd Alibeaj dhe Saimir Korreshi bashkë me 18 simpatizantët janë proceduar penalisht nga policia pas përplasjeve të ndodhur ditën e djeshme në Divjakë. Sipas policisë, edhe pas thirrjeve që ju bëri Policia për t’u larguar, këta persona bllokuan rrugën.

 Ambasada e SHBA ndan fotot nga grupet e monitorimit: Ne do të jemi duke vëzhguar! Sot është dita juaj!

ORA 11:41 Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar në facebook, foto nga ekipet e monitorimit të tyre në terren të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri! Ekipet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shpërndarë sot në të gjithë Shqipërinë, për të vëzhguar procesin e votimit dhe numërimit.

Ja disa prej fotove që kemi marrë nga ekipet tona! Ne do të jemi duke vëzhguar! Sot është dita juaj!” shkruhet në një status të ambasadës në facebook.

Zgjedhjet parlamentare në vend, ja sa është pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 11:00

ORA 1:40 Deri në orën 11:00 janë 20.06% e votuesve shqiptarë që kanë votuar në rang vendi.

Gazetarja Marsela Karapanço, raportoi për “News 24” dhe “Balkanweb”, se përqindja më e lartë e votuesve është në Qarkun e Tiranës, ku kanë votuar 22.34 % e qytetarëve , ndërsa më e ulët raportohet në Vlorë me 14.64%. Në Qarkun e Gjirokastrës kanë votuar 17.03% e zgjdhësve. Pas Tiranës pjesëmarrjen më të lartë e ka Elbasani, pastaj Durrësi.

Fotografoi votën, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, bllokohet përkohësisht procesi i votimit tek shkolla “Çajupi”

ORA 11:36 Më datë 25.04.2021, rreth orës 10:10, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën “Andon Zako Çajupi” se është bllokuar përkohësisht procesi i votimit, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.

Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit.

Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë. Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.

Shtetasit G. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga sherbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.

Në përfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

Një person i paautorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar, sekretarja e QV në Elbasan ndërpret procesin, situata zhbllokohet pas 40 minutash

ORA 11:24 Një person i paautorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar, sekretarja e QV në Elbasan ngre alarmin, ndërpreu për 40 minuta procesin. Një incident është regjistruar në Qendrën e votimit 23, 71/ 1 në qytetin e Elbasanit.

Sekretarja e kësaj qendre, e cila i përket Partisë Demokratike, ka kërkuar ndërprerjen e procesit, pasi sipas saj, një person i pa autorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar. Procesi ka ndalur për 40 minuta dhe tanimë pas zgjidhjes së problematikës ka rinisur normalisht. Kreu i KZAZ, z. Pulaku, në një prononcim për gazetaren e “Neës 24”, Klodiana Lala, tregoi dinamikën e incidentit. “Morëm një telefonatë nga 21 71/1 sepse kishim raportime që futeshin njerëz dhe shoqëronin persona në qendrat e votimit. Sekretarja e PD thërriti instancat më të larta për të zgjidhur çështjen.

“Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë”, PD thirrje shqiptarëve: Dilni për të votuar dhe për të vendosur

ORA 11:09 Përmes zëdhënëses së fushatës, Floriana Garo, PD apeloi edhe një herë shqiptarët të dalin të marrin pjesë në votime.

“Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar. Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme. Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë.

Ndodh në Durrës/ Ndryshimi i vendbanimit për shkak të tërmetit, qytetarët nuk gjejnë emrat në lista, nga mëngjesi 80 raste

ORA 11:09 Një problematikë me votimin është shfaqur në zonën e Plazhit në Durrës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se KZAZ 22 në disa Qendra Votimi ka pasur qytetarë që nuk kanë gjetur emrat në lista ose u është ndryshuar qendra e votimit.

Kjo është zona më e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe shumë qytetarë kane ndërruar vendbanimet. Nga mëngjesi deri tani ka pasur rreth 80 raste të tilla. Qytetarët janë orientuar ku e kanë qendrë dhe kanë shkuar kanë votuar. Aktualisht vijon procesi normalisht.

“Problemet teknike të mos karakterizohen si politike”, Celibashi thirrje komisionerëve politikë: Respektoni përgjegjësitë tuaja, nëse i bëni bisht do përballeni penalisht

ORA 11:04 Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli mbi problematikat e pajisjes elektronike, që bën të mundur dhe identifikimin e zgjedhësve.

Celibashi tha se në të gjithë vendin vetëm në 142 qendra votimi paraqitet ky problem, ndërsa shtoi se 120 prej tyre, po e vijojnë procesin e identifikimit në mënyrë manuale.

Celibashi tha se problemet teknike nuk duhet të karakterizohen si politike dhe i bëri thirrje komisionerëve politikë që të respektojnë përgjegjësitë e tyre, ose në të kundërt, do të përballen penalisht.

“Sipas informacioneve që ka KQZ, janë vetëm 142 në qendra votimi, në të cilat procesi i verifikimit po bëhet manualisht. Për rreth 120, kjo për faktin se operatorët nuk u paraqitën në vendin e votimit, në 40 raste nuk arritëm të gjenim operatorë për të përdorur pajisje. Ajo që është për tu evidentuar është fakti që në 142 qendra votimi procesi i identifikimit po bëhet në mënyrë manuale.

E vërteta është që kemi pasur disa probleme të karakterit teknik. Në pritshmërinë tonë kanë qenë më të mëdha këto probleme, sepse sistemi përdoret për herë të parë në Shqipëri dhe në kohë të shkurtër na është dashur ta implementojmë këtë projekt. Ka pasur disa probleme, që më së shumti vijnë nga niveli i ulët i dijeve nga operatorët dhe lidhet me printimin.

Edhe në rastet kur pajisja nuk printon në mënyrë korrekte pamjen e votuesit, procesi duhet të vazhdojë. S’ka arsye për faktin që printeri nuk funksionon të mos përdoret pajisja. Kanë qenë mbi 5 mijë telefonata nga operatorë në lidhje me problematikës së identifikimit elektronik, kanë marrë zgjidhje. Dua t’iu bëj një thirrje drejtuesit dhe përfaqësuesit e partive që kanë anëtarë në QV, këta anëtarë të respektojnë përgjegjësitë e tyre, nuk ka asnjë arsye që edhe për probleme të vogla teknike, t’i kategorizojnë të arsyes politike. Kushdo komisioner do t’i bëjë bisht dhe largimin nga detyra, do të ketë përgjegjësi penale.

Në ato raste në të cilat pajisja e identifikimit elektronik nuk ka funksionuar mirë ose ka pasur probleme ne kemi udhëzuar komisionerët që të kontaktojnë me KQZ dhe në rast se do ketë mosfunksionim të pajisjes janë marrë të gjitha masat që pajisja të zëvendësohet. Deri në momentin e zëvendësimit të pajisjes komisioni duhet të presë dhe nëse nuk është i mundur ata duhet të bëjnë procesin e identifikimit të zgjedhësit në mënyrë manuale. ”, tha Celibashi.

Zgjedhjet/ Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR: Vëmendja i dedikohet ditës së zgjedhjeve, por për ne si mision është vetëm një pjesë e procesit

ORA 10:55  Ambasadorja Ursula Gacek  e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ndaloi për një vëzhgim në qendrën e votimit nr. 1729/1730 tek Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Në një prononcim për mediat, znj. Gacek u shpreh se në fokus të misionit nuk është vetëm dita e zgjedhjeve por në tërësi procesi zgjedhor në Shqipëri.

“Mbase duhet t’ju shpjegoj pse jam këtu. Misioni i dedikohet mbarëvajtjes së fushatës elektorale. Jam në Shqipëri prej datës 17 mars. Gjitha vëmendja i dedikohet ditës së zgjedhjeve, po për ne si mision është vetëm një pjesë. Fokusi i vëzhgimit të fushatës në tërësi, paregullsitë gjatë saj, sjellja e kandidatëve.

Vetë unë do të vëzhgoj një numër të vogël qendrash votimi, anëtarë të tjerë janë shpërndarë në të gjithë qarqet e Shqipërisë.

Nga Tirana, ambasadori Soreca shkon në Elbasan, interesohet për procesin dhe identifikimin elektronik

ORA 10:53 Ambasadori i BE-së Luigi Soreca nga Tirana ku vëzhgoi procesin në shkollën Dora d’Istria ka shkuar në Elbasan. Soreca ka qenë në një Qendër Votimi ku pasi ka përshëndetur qytetarët ka hyrë brenda për të zhvilluar një bisedë me komisionerët. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” ai është interesuar për procesin dhe ka pyetur për pajisjen e identifikimit elektronik të votuesve.

Zgjedhjet/ Në një QV në Cukalat të Beratit nuk ka ende votim. Dy denoncime nga opozita

ORA 10:47 Me disa problematika paraqitet votimi në Berat. Gazetarja Eneida Petova raportoi për “BalkanWeb” se në Qendrën e Votimit 3337 në fshatin Çetë në ish-komunën Cukalat nuk ka filluar ende procesi i votimit. Komisionerët nuk gjejnë kartën e pajisjes elektronike që verifikon kartat e identitetit. Për këtë problem është njoftuar KQZ dhe pritet të merret një vendim për të filluar procesi pa pajisjen elektronike.

Problematika për pajisjen elektronike ka pasur dhe në qytetin e Beratit. Kandidati i LSI Ardit Çela ka denoncuar se një qytetar në Tërpan ka shkuar për të votuar në KZAZ 67, Qendra e Votimit 3370 shkolla 9-vjeçare Tërpan, por sistemi e ka nxjerrë sikur ka votuar dy herë ndërkohë që nuk e ka ushtruar asnjëherë të drejtën e tij.

Nga kandidati i PD Tomor Alizoti një tjetër denoncim se një vëzhgues i PD është dhunuar.
“Një vëzhgues i PD në KZAZ 65 në Berat është dhunuar fizikisht. Arben Mpeshtanaku është dhunuar. I bëj thirrje bandave të Klosit që të

Rama voton në shkollën e Surrelit, i shoqëruar nga bashkëshortja: Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe voto

ORA 10:28 Kryeministri Edi Rama është shfaqur në orën 10:25 në shkollën e Surrelit për të votuar. Rama e është drejtuar Qendrës së votimit bashkë me bashkëshorten Linda Rama.

“Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe voto”, shkruan Rama. E para ka votuar bashkëshortja e tij Linda Rama dhe më pas kryeministri.

Meta nga Elbasani: Prokuroria dhe Policia të marrin masa, të parandalojnë çdo incident. Qytetarët të dalin e votojnë të lirë në këtë ditë historike për vendin!

ORA 10:18 Pas takimit që zhvilluan në një nga hotelet në qendër të qytetit të Elbasanit, me drejtuesin politik të PD në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga ish-ministri Edmond Panariti dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Meta theksoi se me Bardhin diskutoi mbi ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani.

Presidenti tregoi se në lidhje me këtë çështje do të merret vetë personalisht dhe i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në këtë ditë historike.

“Kujt nuk i pëlqen dy gishtat mbaj dhe grushtin, dy gishtat janë të demokracisë, të fitores së kushtetutës, vendosmërisë për të forcuar themelet e Republikës përmes votës së lirë dhe të barabartë. U njoftova që kishte disa probleme teknike, do të njoftojmë edhe KQZ të marrim masa. Sapo folëm në telefon me zotin Soreca dhe i kërkova që të parandalojmë çdo incident që mund të dëmtojë atmosferën në Elbasan dhe arsye ka. Duke iu referuar dhe ngjarjes së rëndë në Elbasan. Unë thërrita zotin Bardhi si përfaqësues i opozitës. E pyeta nëse e ka thërritur Prokurori për kallëzimin që ka bërë, ai është i gatshëm të shkojë në Prokurorinë e Elbasanit.

Veliaj voton te Parku Olimpik: Një ditë e bukur për të votuar. Njerëzit duan qytetarinë, jo dhunën e sherrin

ORA 10:00 Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili në këto zgjedhje drejtoi qarkun e Tiranës për Partinë Socialite, votoi së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa ne Parkun Olimpik.

Pas votimit, në një deklaratë për mediat, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë, sepse vota është më e fortë se zhurma dhe plumbat.

“Patëm shumë çudira, por them se çdo gjë është mirë që përfundon mirë. Kemi një shans historik që kjo të përfundojë mirë. Është një ditë e bukur, njerëzit kanë dalë masivisht. Kam besuar se shumica e njerëzve e do qytetarinë, nuk e do dhunën, nuk do sherrin, nuk do rrëmujën, do familjen, respekton qytetin e tij.

Kemi mundësinë që sot ta përfundojmë mirë historinë zgjedhjeve. Unë dhe Ajola jemi shumë të lumtur që shohim familje të kapur prej duarsh, burra e gra që po votojnë si të ishte një ditë vere. Edhe ne do ta trajtojmë si një ditë feste, si me qenë dita e verës. Abraham Lincoln e thoshte shumë bukur ‘Vota është më e fortë se plumbat, vota është më e fortë se dhuna, vota është më e fortë se zhurma’”, u shpreh Veliaj.

Presidenti Meta zbret në terren, mbërrin në Elbasan për të ndjekur procesin e votimit (Foto)

ORA 09:51 Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zbritur në terren në ditën e zgjedhjeve. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Kreu i Shtetit ka mbërritur në Elbasan për të ndjekur procesin e votimit. Ndërkohë që dhe këshilltarët e tij janë shpërndarë në tre qarqe.

Dalin jashtë funksioni dy nga pajisjet elektronike në Qarkun e Fierit, ndërpritet përkohësisht procesi i votimit

ORA  09:51 – Ka ndaluar përkohësisht procesi i votimit në dy Qendra Votimi në Qarkun e Fierit, më konkretisht në njësinë e Kumanit dhe Libofshës.

Gazetari Ervis Kuçi, raporton për “BalkanWeb”, se në qendrën e votimit 36, 36 në Kuman, ka dalë jashtë funksioni pajisja elektronike dhe po pritet ardhja e teknikëve për të zgjidhur problemin.

Gjithashtu e njëjta problematikë është shfaqure edhe në Libofshë, ku në Qendrën e Votimit me numër 31, 91, pajisja elektronike nuk ka funksionuar as në mënyrë manuale.

“Ndodhem në Kuman, paranë disa mjediseve të kësaj qendre është votuar 36, 36 procesi i votimit, pasi pajisja elektronike që automatikisht duhet të nxjerrë të dhënat e personit të printuar nuk ka funksionuar. Ka ndalur procesi, pasi po pritet ardhja e teknikëve për ta zgjidhur problemin. I njëjti problem me pajisjen identifikuese, ka bllokuar procesin në Libofshë, aty ku në qendrën me numër 31, 91, ku është bllokuar procesi pasi pajisja identifikuese as manualisht nuk ka funksionuar”, tha gazetari.

Prishet pajisja e identifikimi elektronik në një qendër votimi në Durrës, ndërpritet procesi për 30 minuta

ORA 09:44 Prishet pajisja e identifikimi elektronik në një prej qendrave të votimit në Durrës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se në qendrën e votimit nr. 1472 në universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ është prishur pajisja e identifikimit elektronik të votuesve.

Sipas gazetares Dorjana Bezat procesi i votimit në këtë qendër u ndërpre për rreth 30 minuta derisa u bë zëvendësimi i pajisjes së identifikimit elektronik.

Zgjedhjet parlamentare, ja pjesëmarrja e qytetarëve dy orë nga hapja e qendrave të votimit

ORA 09:32 Në 757 nga 5199 Qendrat e Votimit në të gjithë vendi, deri në orën 09:00 kanë votuar 7.36 % e qytetarëve, e përkthyer në 61.439 qytetarë.

Gazetarja Marsela Karapanço, raportoi për “News 24” dhe “Balkanweb”, se përqindja më e lartë e votuesve është në Qarkun e Tiranës, ku kanë votuar 8.36 % e qytetarëve , ndërsa më e ulët, në Qarkun e Vlorës, ku kanë votuar 5.24 %.

“Kanë dalë numri i votuesve në këto momente, deri në 9, 7.36 %. Deri në këto momente flasim për pjesëmarrjen më të madhe në Tirana me 8.36 % dhe pjesëmarrja më e ulët në Vlorë, me 5.24 %”, u shpreh gazetarja.

KQZ: Në 230 Qendra Votimi problematika me aparaturat, procesi në dinamikë

Ora 09:30- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se deri tani procesi i votimit po vijon normalisht.
Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha tha se nuk ka pasur asnjë problem për shpërndarjen e bazës materiale, teksa në 230 qendra votimi ka pasur problematika me aparaturat.

“Nuk kemi pasuar një problem, as për bazën materiale. Qendrat e Votimit kanë qenë të pajisura me bazën materiale. Lidhur me numrin e operatorëve që do të përdorin pajisjen e identifikimit elektorin, ka pasur disa QV që nuk kanë qenë të pajisura me operatorë, në zona të thella, ku infrastruktura ka qenë e vështirë. Në këto QV nuk ka ndonjë problematikë sa i përket procesit të votimit. Pasi procesi i votimit në këto raste vijon sipas procedurave manuale. Procesi është në dinamikë. Ka pasur disa problematika në disa QV, nga 5199, 230 QV që ka pasur problematika ndoshta dhe për shkak të presionit, ndoshta dhe për shkak të mosardhjes në trajnime të komisionerëve për përdorimin e aparaturave.

Ambasadori britanik vëzhgon zgjedhjet në Durrës: Thirrje qytetarëve të votojnë

ORA 09:27 Të gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë janë shpërndarë në rrethe të ndryshme të vendit për të vëzhguar procesin zgjedhor.

Ambasadori i Britanisë së Madhe Dunkan Norman ndodhet në Durrës, në Qendrën e Votimit 1494 tek Pallati i Kulturës për të parë nga afër votimin.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë atë që ata mendojnë. Dunkan tha se grupet e vëzhguesve janë në teren dhe po operohet siç është vendosur më herët. BE ka 60 grupe vëzhguesin në terren.

Ambasadorja Yuri Kim thirrje qytetarëve nga Shkodra: Sot është dita juaj, shkoni dhe votoni të lirë

ORA 09:21 Nga Shkodra, ku ka shkuar për të monitoruar procesin e votimit, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje për qytetarët. “Çdo qytetar shqiptarë të ketë mundësinë të votojë i lirë. Kjo është dita juaj”, tha ambasadorja amerikane. Sakaq, pritet që Ambasadorja Yuri Kim, të monitorojë procesin e votimit në Shkollën e Mesme “28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës.

Albin Kurti voton për herë të parë në Shqipëri: Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë

ORA 09:06 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka votuar sot për herë të parë për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Kurti votoi në kopshtin 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi. Po ashtu, LVV ka garues edhe në Gjirokastër e Lezhë.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj qytetarët që të respektojnë Atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve. Dita është e bukur, me diell, e diel dhe do jetë deri në mbrëmje.” u shpreh Kurti në një prononcim për mediat.

Basha thirrje qytetarëve: Sot ditë historike për kombin. Dilni e votoni masivisht për fëmijët dhe familjen!

ORA 09:05 Fill pasi votoi në Njësinë numër 8 në kryeqytet, në prani të votuesve për herë të parë, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal për një prononcim për gazetarët e pranishëm. Basha tha se dita e sotme është historike për vendin. Ai i bëri thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë masivisht, për kombin dhe demokracinë.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është një ditë historike, është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre, të gjithë ju keni në dorë fuqinë tuaj, për fëmijët tuaj, për familjet tuaj, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht. Të dilni dhe të bëni me votën tuaj, të mundur të ardhmen që dëshironi për familjen, për vendi tuaj dhe për veten tuaj.

Sot është dita e Shqipërisë, është dita e demokracisë. Dilni masivisht dhe hidhni votën tuaj. Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot, në praninë e votuesve për herë të parë këtu në lagjen ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe i bëj thirrje çdo djali dhe çdo vajze, çdo burri dhe çdo gruaje. Dilni masivisht dhe votoni! Kjo është dita juaj, është dita e demokracisë, është dita e Shqipërisë. Faleminderit! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha.

Soreca ndjek nga afër procesin në shkollën Dora d’Istria në Tiranë: Ka shumë njerëz që po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë

ORA 08:53 Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka qenë sot në shkollën “Dora d’Istria” në kryeqytet për të parë nga afër procesin e votimit. Ambasadori Soreca ka pyetur komisionerët për procesin e deritanishëm dhe iu ka uruar punë të mbarë. Ndërkohë ai iu kujtoi se ka shumë njerëz nga jashtë Shqipërisë që po ndjekin zhvillimet duke iu kërkuar të bëjnë sa më mirë punën e tyre.

“Ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë por do doja ta fillonim ditën këtu me një këtë sistem të ri votimit. Ne do të shikojmë punën tuaj. Dëshiroj që ta dini që ka shumë njerëz që po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë. Nuk është se dua t’ju vë në presion, por pak që ta kuptoni që punën tuaj ta bëni sa më mirë”, deklaroi Soreca.

Voton famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër, mesazh për qytetarët: Dilni masivisht, vota është e shenjtë. Lus Zotin të mos ketë incidente!

ORA 08:30 Drejt Qendrave të Votimit, për të votuar për qeverinë e re, është drejtuar famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër, Atë Nikolla Petani. Pas hedhjes së votës në kuti, në Shkollën 9-vjeçare “Mati Logoreci”, Atë Nikollë Petani ka dhënë një mesash për të gjithë qytetarët e Shkodrës, e më gjerë. Ai ka thënë që në votime të marrin pjesë masivisht dhe të ruhet qetësia.

Atë Nikolla Petani e ka ndaluar kategorikisht fenomenin e shit-blerjes së votës, duke thënë që është e papranueshme. “Edhe unë si qytetar i Shqipërisë, erdha shpreha mendimin tim për sa i përket zgjedhjeve të reja që po bëhen në Shqipërinë tonë të dashur. I bëj thirrje popullit të Shkodrës të dalin sa më shumë në votime, sepse vota është e shenjtë, është diçka personale.

Kemi ndjekur këto ditë shit-blerje të votës, nuk besoj që populli i Shkodrës e ka në gjak një gjë të tillë. E lusim Zotin të mos ketë incidente dhe të mbarojë sa më shpejt e të fitojë ai që është më i miri. Ky është një mesazh paqja, sepse jemi të gjithë vëllezër e kjo duhet të shkojë sa më mirë”, u shpreh Atë Nikolla Petani.

Ruçi voton tek Liceu Artistik: Sot është dita e qytetarëve, jo e politikanëve. Nesër fituesi të administrojë fitoren pa eufori, humbësi pa panik

ORA 08:13 Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka votuar në qendrën e votimit pranë Liceut Artistik. Në orën 08:00 fiks, Ruçi është paraqitur në Qendrën e Votimit, ku ka ka votuar qetësisht. Në një mesazh për mediat pas votimit, ai tha se sot është dita e qytetarëve dhe jo e politikanëve dhe shprehu bindjen se sot do të fitojë qytetaria.
“Sot nuk është dita jonë, e politikanëve, sot është dita e qytetarëve. Unë kam bindjen se sot do të fitojë qytetaria e qytetarëve shqiptarë. Ne politikanët duhet të heshtim, të ndjekim procesin dhe t’i nënshtrohemi verdiktit që do japë sovrani. Nga nesër e tutje do ketë një fitues dhe një humbës. Nga nesër, fituesi të administrojë fitoren pa eufori dhe humbësi të administrojë humbjen pa panik”, deklaroi Ruçi.

Kryemadhi thirrje qytetarëve: Votoni për t’u afruar sa më pranë Evropës. Fitorja e LSI e pa tjetërsueshme!

ORA 08:20 – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pasi votimit, u ndal në një prononcim për mediat. Para gazetarëve, Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime për t’u afruar sipas saj më pranë Evropës. Ndër të tjera, Kryemadhi theksoi se fitorja e LSI do të jetë e pa tjetërsueshme.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të drejtohen drejt Qendrave të Votimit, të qetë, të bindur, të realizojnë nëpërmjet votës, vullnetin e tyre. Vota e qytetarëve është një votë e fshehtë, që për hir të së vërtetës do të japin mundësi dhe të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve që përmes verdiktit të tyre, të afrohemi më shumë drejt Evropës. I uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos atyre të LSI. Jam i bindur që fitorja do të jetë e pa tjetërsueshme për LSI”, u shpreh Kryemadhi.

“Komunikimi i paprecedentë”/ Presidenti Meta thërret me ‘videocall’ Sokol Ballën në transmetim ‘live’, ja biseda (VIDEO)

ORA – 08:17 Një risi ka ndodhur në studion maratonë të lajmeve në “News 24”, në këtë ditë, ku e gjithë Shqipëria është duke votuar për qeverinë e re.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet një lidhje direkte me gazetarin Sokol Balla dha mesazhe të qarta për zgjedhjet.

Ai tha se 2 gishtat që bëri teksa votoi, janë një tregues për dy marsin e një viti më parë, ku presidenti zhvilloi në manifestim mbarëkombëtar në Tiranë. Ai tha se procesi deri më tani po ecën shkëlqyeshëm sepse dhe presidenti është në krye të detyrës.

Meta deklaroi më tej, se të gjithë sytë e Evropës janë në Shqipëri në këto zgjedhje.

Biseda:

Sokol Balla: Mirëmëngjesi!

Ilir Meta: Lidhje live?!

Sokol Balla: Po.

Ilir Meta: Procesi po ecën shkëlqyeshëm, sidomos në Elbasan. Dy gishtat janë dy marsi, Kushtetuta.

Sokol Balla: Pse pikërisht në ato tre qarqe?

Ilir Meta: Nuk presim situata. Sepse presidenti është në krye të detyrës në zyrë. Suksese në punën tuaj. Me dashuri e qetësi si Evropianë, të gjithë Evropa i ka sytë këtu sot. Sot qetësi, dashuri për Shqipërinë.

Një mesazh nga fëmijët, kryedemokrati Basha publikon videon: Votoni për ne!
Ora 07:43- Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë një video në rrjete sociale, me protagonistë fëmijët.

Këta të fundit, bëjnë thirrje që në këto zgjedhje për të votohet për ta, nëpërmjet numrit 9.

Kujtojmë se lideri demokrat Basha pritet të votojë në orën 09:00, në Qendrën e Votimit në Njësinë numër 8, në kryeqytet.

Situatë e çuditshme në Vlorë, komisioneri paraqitet në QV, por detyrohet të largohet
Ora 07:30- Një komisioner i dyshuar si me COVID është paraqitur në një nga Qendrat e Votimit në qytetin e Vlorës.
Gazetari Enrik Mehmeti, raporton për “BalkanWeb”, se komisoneri është paraqitur që në mëngjes herët në Qendrën e Votimit ku është caktuar, por ka qenë nëna e tij, e cila ka paraqitur një dokumentacion që tregon se është me COVID, që ka bërë të mundur largimin e tij nga Qendra e Votimit.

Gazetari raporton se komisioneri fillimisht ka refuzuar të largohet, por me insistimin e komisionerëve të tjerë, ai është larguar, ku pritet që të kryejë një tampon e të paraqitet përsëri në QV.
“Qytetarët janë paraqitur që në orët e para të mëngjesit. Kjo është dhe situata e çuditshme, është paraqitur e ëma dhe i ka kërkuar që të largohet, ka paraqitur dhe një dokumentacion që është me COVID.

Ai është larguar, me insistimin e të tjerëve, do të kryejë tamponin dhe më pas do të kthehet përsëri në QV. I ka kërkuar vetë familjari që të largohet nga QV”, tha gazetari.

Policia e Shtetit kalon në gatishmëri, 5200 efektivë pranë QV-ve, plan me 4 faza për procesin zgjedhor
Ora 07:34- Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu, policia e shtetit ka kaluar në gatishmëri. 5200 punonjës policie janë pranë qendrave të votimit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në to.

7519 punonjës policie janë trajnuar që prej dhjetorit për t’u angazhuar në këto zgjedhje. Policia po ndjek një plan me 4 faza për të garantuar një proces zgjedhor të qetë.

Rëndësi i është kushtuar ruajtjes së personaliteteve dhe institucioneve ku koordinohen forcat e policisë dhe ato komando.
Policia e shtetit ka referuar në prokurori më shumë se 30 raste që lidhen me krimet zgjedhore.
Në ndryshim nga vitet e tjera KQZ ka kërkuar nga policia të mos lejojë grumbullime 150 metra afër qendrave të votimit si edhe të mos angazhojë punonjës policie me më pak se 4 muaj eksperiencë.

Zgjedhjet, KQZ: Nis normalisht procesi thuajse në të gjithë Qendrat e Votimit në vend
Ora 7:25- Gazetarja e “News 24”, Marsela Karapanço, e vendosur në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dha detajet e para në lidhje me çeljen e procesit të votimit në vend.

Gazetarja theksoi se burime për KQZ kanë raportuar se thuajse në të gjithë vendin janë hapur qendrat e votimit, ndërsa në disa zona të vendit, ka vonesa. KQZ ka theksuar se procesi i votimit ka nisur në normalitet.

“Sot shqiptarët vendosin kush do ti drejtojë në katër vitet e ardhshme, pranë burimeve të KQZ, procesi i hapjes së votimit është kryer në të gjitha qendrat e votimit. Raportimi i orës 08:00 që do të jetë komunikimi i parë i KQZ do të jepen detajet e tjera, procesi do të përfundojë në orën 19:00. Ka disa risi sa i përket këtyre zgjedhjeve, që nga votimi elektronik që do të implementohen në Njësinë 10 në Tiranë. Tirana ka dy mandate më shumë, risi ka pasur dhe procesi sa i përket qendrës së votimit. Do të votohet për kandidatin, jo me emër, por me numër”, tha Karapanço.

Zgjedhjet/ Rama mesazh shqiptarëve: Ta tregojmë të gjithë së bashku se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria, bindjet t’i shprehim me votë
Ora 07:15- Kryeministri Edi Rama iu ka drejtuar një mesazh qytetarëve shqiptarë mëngjesin e sotëm duke iu bërë thirrje të gjithëve të vënë Shqipërinë të parën. Rama e cilëson një ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike.

“MIRËMËNGJES ??
le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë??”, shkruan Rama.

Voton Presidenti Meta dhe përshëndet me dy gishta: Për Kushtetutën, për demokracinë, për Shqipërinë në Europë (Video)
Ora 07:10- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka votuar pak minuta pas orës 7:00, ora zyrtare e hapjes së qendrave të votimit.
Meta është shfaqur i buzëqeshur në qendrën e votimit të vendosur në kopshtin numër 31, në njësinë 5. Ndërsa pas votimit ka pasur dhe një mesazh të shkurtër fillimisht.

“Për Kushtetutën, për demokracinë, për Shqipërinë në Europë”, tha Meta teksa ka përshëndetur me dy gishta.

E para politikane, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi voton në kopshtin 31: Qytetarë të votojnë të qetë
Ora 07: 03- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është politikania e parë që ka votuar mëngjesin e sotëm. Kryemadhi ka votuar në Qendrën e Votimit në Njësinë numër 5, në kopshtin 31. Kryemadhi iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë të qetë dhe të bindur për atë që duan të realizojnë.

“Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre.
Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do t’i japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Evropës.
Unë ju uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos kandidatëve të LSI-së, siç ndodh gjithmonë, kështu që jam e bindur që fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI-në”, deklaroi Kryemadhi.

Hapen qendrat e votimit, qytetarët votojnë për partitë dhe kandidatët për deputetë
Ora 07:00- Janë hapur 5199 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin. Komisionerët kanë nisur punën për të pritur votuesit e parë.

Pak çaste para çeljes së votimit, Meta publikon foton: Drejt zyrës në krye të detyrës. Sot dita e sovranit!

Ora 6:50- Ashtu siç e kishte lajmëruar një ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të votojë ditën e sotme në orën 07:00, orar ky që përkon dhe me hapjen e procesit të votimit.

Me anë të një fotoje në rrjete sociale, Meta, e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të mrekullueshme dhe thekson se do të jetë dita e sovranit.
“Drejt zyrës në krye të Detyrës! Ditë e mrekullueshme sot. Dita e SOVRANIT”, shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
loading...
©