Sulmi vijon të jetë problematik për Shqipërinë  dhe kjo u pa edhe sot në barazimin pa gola me Estoninë në miqësore. Sulmuesi i kuqezinjve, Armando Broja foli për mediat pas takimit, teksa thotë se në fazën ofensive duhet të ndihmojnë të gjithë. Gjithashtu, thekson mungesën e fatit.

“Them se kur stërvitemi më shumë bashkë është më rehat kur luajmë bashkë, por kur stërvitemi 1 herë në muaj bashkë është e vështirë. Stërvitja shkoi mirë, por në ndeshje nuk del rezultati mirë. Kemi raste të shënojmë, por dhe nuk kemi fat.Sulmi fillon nga portieri, është i gjithë ekipi. Duhet të gjithë lojtarët për sulmin, jo vetëm 2 apo 3 që të shënohet goli.

Them të vazhdojmë me stërvitjet mirë si grup, të komunikojmë me njëri-tjetrin dhe me stafin që të arrijmë gjëra të mëdha, dhe të jemi të përqëndruar.

Nuk di për skemën është stili i trajnerit dhe nuk mundesh të ndryshosh, ne vetëm mundohemi të japim maksimumin në fushë dhe të fitojmë ndeshjen” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb